Paralajmërimi i fortë: Ja kush është kumbari i marrëveshjes Thaçi-Vuçiq dhe kush po sundon në Kosovë

Aktuale

Paralajmërimi i fortë: Ja kush është kumbari i marrëveshjes Thaçi-Vuçiq dhe kush po sundon në Kosovë

Nga: P.R Më: 2 shtator 2018 Në ora: 21:59
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Avokati nga Shqipëria, Altin Goxhaj në njërën ndër intervistat e sotme të tij për mediat në Shqipëri, ka folur lidhur me të rejat që pritet të sjellë shtatori në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ku të dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, po bëjnë thirrje që të mbështetet marrëveshja finale, e cila sipas tyre pritet të prekë edhe kufijtë.

“Ne ishim në Prishtinë për të prezantuar tezat anti-soros, tre ditë para se të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Kuptuam që problemi që shkuam të trajotjmë ishte më i madh se mendonim ne.

"Ne shkuam të prezantojmë, tezat anti-soros, ku sipas nesh Alex Soros e ka pranuar edhe vetë që të gjithë takimet prej një viti, në Shqipëri, në Kosovë, dhe  në Serbi, të cilat finalizuan me dështimin e 3 gushtit të planit Thaçi-Vuçiç, u dështua nga forcat amerikane të NATO-s, në Kosovë, e shtuna e planifikuar për të nodhur një përplasje ku fajin e mbanin shqiptarët dhe provokimi absurd që Presheva do të hiqte nga Kosova dhe kjo krijojë një prezencë frike”, ka thënë avokati Goxhaj, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, kumbara i marrëveshjes mes Thaçit dhe Vuçiqit është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Sipas nesh George Soros që u zbulua, nga ne në fillim të gushtit por që e pranojë në fund të gushtit, me postimet që ai bëri që shpjegonte që takimet që ai bënte, i bënte për shkaqe të marrëveshjes që po lidhte Vuçiç me Thaçin. Sipas të dhënave që ne nxorëm ishte që Edi Rama, ishte kumbari që krijonte marrëdhnie midis Vuçiç dhe Thaçit, ose më sakt si njeriu që dilte bënte garant për Sorosin në Kosovë dhe Serbi”, deklaroi ndër tjerash Goxhaj.

Më tej, ai shtoi se Bashkimi Evropian kontrollohet tërësisht nga Sorosi.

“Në këtë skemë ekzistoni të gjitha të dhënat për të treguar se kjo është rruga për të kthyer mbrapsh edhe influencën kombëtare që ka lëvizur dhe ka lejuar këtë lloj skeme në Bashkimn Europian, në kundërshtim me shtetet e Bashkimit Europian. Vendimi i ministrave të Bashkimit Europian për të kundërshtuar mbi shkëmbimin e torjeve në Kosovë dhe Serbi. Por ndërkohë kjo e pranuar dhe e favorizuar nga Komision Europian dhe kemi shpjeguar që Bashkimi Eruopian sipas nesh kontrollohet nga sorosi, pasi këta diplomat, janë pjesë e një rrjeti më të madh. Pikërisht në këtë lloj situate për goditjen e sorosit në Kosovë, duhet të merret menjeherë një inpakt pozitv si në Amerikë si në Europë”, ka deklaruar avokati nga Shqipëria, Altin Goxhaj në intervistën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat