Haradinaj uron fëmijët, thotë se ka synim përafrimin e cilësisë së arsimit me standardet e BE-së - Bota Sot
Haradinaj uron fëmijët, thotë se ka synim përafrimin e cilësisë së arsimit me standardet e BE-së

Aktuale

Haradinaj uron fëmijët, thotë se ka synim përafrimin e cilësisë së arsimit me standardet e BE-së

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 08:32
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar fëmijët për ditën e parë të shkollës.

Haradinaj ka thënë se kjo qeveri i ka dhënë vetes prioritet që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojë me standard te BE-së, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Fëmijë të dashur,

Kjo është dita e parë e shkollës për ju. Bashkë me mijëra nxënës të tjerë dhe me prindërit tuaj, sot do ta keni një ditë të veçantë. Nga unë pranoni urimet më të mira për fillimin e vitit të ri shkollor!

Ne i kemi dhënë vetes prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojmë me standardet e BE-së. Bashkë me ju dhe mësimdhënësit do të punojmë që ky synim të bëhet realitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...