Ish-mjeku i UÇK-së, Veselit: Ku ishit qe 20 vjet, kush ua dha planin për bashkimin e Mitrovicës?!

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së, Veselit: Ku ishit qe 20 vjet, kush ua dha planin për bashkimin e Mitrovicës?!

Nga: A.Zh Më: 3 shtator 2018 Në ora: 10:40
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, duke komentuar idenë e shkëmbimit të territoreve, ka thënë se në këtë proces, Serbia do të fitojë më shumë se sa Kosova.

Loshi në një postim në Facebook, ka kritikuar Kadri Veselin, i cili është zotuar se Mitrovica nuk do të ndahet, duke ia kujtuar atij se Mitrovica është e ndarë tash e njëzet vjet, por ajo duhet të bashkohet.

Ai ka pyetur pushtetarët se ku e morën tani “çelësin” për bashkimin e Mitrovicës dhe ku ishin ata që nga paslufta.

“Mitrovica duhet të preket, sepse ajo duhet të bashkohet dhe jo të mbetet siç është, e ndarë! O patriotë shqiptarë, qofshi me zjarr, qofshi pa zjarr! A ka një marrveshje që nuk e legjitimon ndarjen?! Nëse ka dhe ju e arrini, atëherë na tregoni se si do ta arrini? Do me thënë se ne do ta marrim Preshevën, Medvegjen dhe Bujanvcin në këmbim të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit (madje do t’i ruajmë edhe fshatrat e banuara me shqiptarë të këtyre tri komunave) dhe njëkohësisht do ta kthejmë Veriun e Mitrovicës?! Nëse ky është plani juaj na tregoni, që të mos ju mbesim kot në qafë!”, ka shkruar ndër të tjera Liri Loshi, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Loshit:

O JU PATRIOTË SHQIPTARË, QOFSHI ME ZJARR, QOFSHI PA ZJARR!

Mitrovicë, sot heret, e hënë 3 shtator 2018

Unë po frikësohem se në procesin e këmbimit territorial, Serbia më shumë do të na marrë se sa që do të na japë. A do të thotë kjo se jam pro serb dhe pro rus?!
Unë po e shoh se Mitrovica është e ndarë fizikisht (ura e Ibrit e barrikaduar nga serbët) dhe ligjerisht (kemi dy komuna, Mitrovicën Jugore dhe Mitrovicën Veriore). Nuk ka erë të shtetit të Kosovës përtej urës se Ibrit, apo? A është kështu, apo nuk po mund e kuptoj realitetin, ashtu sikur nuk po arrij ta kuptoj mos padashur jam shndërruar në një serbo-rusofil dhe sytë e mi kanë marrë një dioptri tjetër që m’i turbullon pamjet?!

E tash, një gjë nuk po e kuptoj as nga perspektiva e patriotit dhe as nga ajo e tradhëtarit: (se ne shqiptarët që nga koha e xhaxhit Enver krejt spiuj te dy, tre e katërfishtë jemi!!!) çfarë kuptojmë me zotimin e Kadri Veselit se Mitrovica nuk do të preket? Mitrovica është prekur, është ndarë dhe funksionon si e tillë tash e njëzet vite. Nëse ajo nuk do të preket për mua do të thotë se realiteti i krijuar prej njëzet vitesh nuk do të ndërrojë! A po e shihni edhe ju kështu si unë këtë çështje, apo edhe juve ju ka hëngër kafsha e zezë (si mua për shembull!) dhe jeni bërë serbo-rusofilë dhe tradhëtarë?! Pra, Mitrovica duhet të preket, sepse ajo duhet të bashkohet dhe jo të mbetet siç është, e ndarë! O patriotë shqiptarë, qofshi me zjarr, qofshi pa zjarr! A ka një marrveshje që nuk e legjitimon ndarjen?! Nëse ka dhe ju e arrini, atëherë na tregoni se si do ta arrini? Do me thënë se ne do ta marrim Preshevën, Medvegjen dhe Bujanvcin në këmbim të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit (madje do t’i ruajmë edhe fshatrat e banuara me shqiptarë të këtyre tri komunave) dhe njëkohësisht do ta kthejmë Veriun e Mitrovicës?! Nëse ky është plani juaj na tregoni, që të mos ju mbesim kot në qafë! Por na tregoni se si do ta arrini këtë, me luftë a pa luftê? A keni një premtim nga administrtata e Donald Trumpit, apo të paktën një mirëkuptim të Vlladimir Putinit dhe Aleksandër Vuçiqit? Nëse e keni, na tregoni o burra që të tërhiqemi nga pozicionet tona “serbi-rusofile”!

Nëse në lojë është edhe Edi Rama dhe Erdogani, na e thoni edhe këtë! Të paktën të dimë se çfarë po ndodhë dhe ku e si do t’i lidhet nyja kësaj pune. A jeni ju ata që për pjesën më të madhe të pasluftës keni qenë dhe ende jeni në pushtet dhe megjithatë Mitrovica mbeti e ndarë? Njëzet vite nuk e gjetët çelësin e bashkimit, kurse tash për një moment e gjetët?! Ku kishte qenë? Kush ua dha? Por mos na thoni se projekti juaj konfirmon atë që “de facto dhe de jure” (shprehje e presidentit HTH) jemi duke e parë që njëzet vite, Mitrovicën e ndarë në Veriun serb dhe në Jugun shqiptar. Sepse, atëherë nuk e di kush çka është, patriot, dreq, a tradhëtar! Na tregoni që të punojm? t? gjithë bashkë dhe të heqim dorë nga benefitet që mund të na jep apo premton Rusia, Serbia e dreqi e i biri që nuk gjendet kund tjetër pos ulur galuc në mendjet e sëmuara shqiptare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat