Hoti: Me marrëveshjen e 2015, Qeveria Mustafa nxori PDK-në nga bataku

Aktuale

Hoti: Me marrëveshjen e 2015, Qeveria Mustafa nxori PDK-në nga bataku

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:05
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria aktuale nuk ka guxim të trajtojë asociacionin e komunave serbe dhe, si rezultat i kësaj, drafti i statutit të asociacionit është dërguar në Bruksel duke e anashkaluar Qeverinë e Kosovës.

Postimi në Facebook:

Asociacioni është krijuar me Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend. Ndërkaq, marrëveshja e vitit 2015 është teknike, që e implementon detyrimin ndërkombëtar të Kosovës nga Marrëveshja e vitit 2013. Këtë e ka thënë Gjykata Kushtetuese në paragrafin II të Aktgjykimit KO-130/15 të datës 23 dhjetor 2015.

Kështu që, detyrimin për themelim të Asociacionit e ka marrë vetë Thaçi me Marrëveshjen e ratifikuar në Kuvend në vitin 2013 dhe këtë e konstaton Gjykata Kushtetuese.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Qeveria Mustafa e ka nxjerrë nga bataku PDK-në dhe Thaçi, ku ishin futur në vitin 2013.

Qeveria Mustafa është kujdesur që çdo pikë të marrëveshjes të vitit 2015 të ketë referim tek Kushtetuta e Kosovës, që siguron se ky asociacion mund të formohet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat