Në 11 shkolla të Kosovës sot nuk fillon sot mësimi

Aktuale

Në 11 shkolla të Kosovës sot nuk fillon sot mësimi

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:32
Shyqiri Bytyqi

Në njëmbëdhjetë shkolla në Kosovë sot nuk do të fillojë mësimi për shkak të vonesave në përfundimin e renovimeve, ndërsa deri më 6 shtator pritet të përfundojë procesi i shpërndarjes së librave falas.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi gjatë një  konference për media ku ka bërë të ditur se të gjitha përgatitje për vitin shkollor 2018-2019 kanë përfunduar, derisa theksoi se deri tani në 15 komuna janë shpërndarë librat.

Bytyqi: Në 11 shkolla nuk do filloj mësimi  sot

“Sivjet është bërë një përgatitje e kënaqshme pavarësisht  që kemi pasur disa pengesa në fillim e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat, kemi diku rreth 11 shkolla tani nga informatat që kemi në tërë territorin e Kosovës që sot nuk do fillojnë mësimin për shkak të disa vonesave që na ndodhur në përfundimin e punëve në renovimin e shkollave....05’45”Po ashtu në këtë vit është bër shpërndarja e librave falas për të gjitha nivelet, pra nga niveli 1 deri në nivelin 9. Deri më tani në shumicën e komunave janë shpërndarë tekstet shkollore pritet që deri më datën 6 të përfundojmë shpërndarjen në të gjitha shkollat”, shtoi Bytyqi.

Gjatë kësaj konference ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se presin që nga viti i ardhshëm nxënësit në arsimin parauniversitar të nisin mësimin me botime të reja shkollore.

Bytyqi: Konsideroj që do kemi më në fund tekste të reja shkollore

“Për tekstet e reja shkollore është bërë thirrja publike për nivelet 0-6, 8 dhe 10 dhe pjesa e dytë po ashtu duhet të bëhet këtë muaj, pra do të bëhet publikimi i dytë për nivelin 2-7 dhe 12 dhe presim pastaj dorëzimin e dorëshkrimeve nga autorët dhe nga shtëpitë botuese deri në janarin e vitit 2019, ku pastaj do ta ketë rolin kryesor ministria dhe recensentët të cilët do të emërohen nga ministria për t’i vlerësuar dorëshkrimet...04;44Konsideroj që me anë të ligjit të ri dhe këtyre dorëshkrimeve që do të dorëzohen dhe që do të vlerësohen nga recensentët ne do kemi mundësi që të kemi libra alternativë dhe do të plotësohen kriteret dhe kushtet që të kemi më në fund tekste të mira shkollore” , ka thënë ai.

Sipas Bytyqit tekste shkollore nuk do të ketë këtë vit për nxënësit e Luginës së Preshevës, për shkaqe politike, por sipas tij janë duke punuar që të gjejnë një zgjidhje për këtë problem.

Bytyqi: Problemet politike i lënë nxënësit e Luginës pa tekste shkollore

“Vazhdojmë problemet politike me qenë në mundësinë tonë për t’i shpërndarë ato tekste në Luginën e Preshevës. Ne jemi duke biseduar me ministrinë e Arsimit në Shqipëri që të shohim pra se cilat do t’i gjejmë mundësitë dhe alternativat që këto tekste të mbërrijnë në Luginën e Preshevës, pra nuk është qëllimi jonë të bëjmë propagandë se çfarë po bëjmë ne, por për neve është shumë e rëndësishme që nxënësit t’i kenë librat dhe deri më tani nuk i kanë,ne shpresojmë që do ta gjejmë një zgjidhje që nxënësit t’i kenë këto tekste”, ka thënë ministri i Arsimit.

Lidhur me mësimin gjithë ditor Bytyqi  tha se në mungesë të infrastrukturës ky proces nuk mund të fillojë  vitin e ardhshëm, por sipas tij nëse sigurojnë infrastrukturë përcjellëse në disa shkolla mund të fillojë ky lloj mësimi.

E me nisjen e vitit të ri shkollor ministri Bytyqi kërkoi nga mësimdhënësit të angazhohen më shumë, ndërsa nga prindërit kërkoi të jenë më aktivë në rritjen e komunikimit me mësimdhënësit./B.Ibishi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat