AKR për largimin e Labinot Tahirit: S’ka pasur arsye ta bëjë një gjë të tillë

Aktuale

AKR për largimin e Labinot Tahirit: S’ka pasur arsye ta bëjë një gjë të tillë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 14:20
Pacolli dhe Tahiri

Labinot Tahiri, ka dhënë sot dorëheqje nga grupi i AKR-së duke paraqitur kërkesë për të qenë deputet i pavarur.

Kështu të paktën është raportuar sot nëpër mediat vendore, ndërkaq që një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga vetë deputeti Tahiri.

E ndërkaq nga AKR po thonë se Tahiri nuk ka dorëzuar ende ndonjë letër zyrtare në lidhje me këtë.

Sekretari i kësaj partie, Vesel Makolli, tha sot se duke marrë parasysh se Tahiri më herët ka dhënë deklarata të tilla konfuze, është shumë e mundshme që edhe kësaj rradhe të jetë situatë e njëjtë.

Ai tutje shtoi se deputeti Tahiri nuk ka ndonjë arsye që të japë dorëheqje nga AKR, pasi që sipas tij ai ka qenë i privilegjuar.

“Unë ndëgjova tash nga portalet. Ai edhe përpara ka dhënë disa deklarata konfuze kështu, po mendoj që edhe kjo është njëra ndër to, sepse sikur tek ne nuk e ka askund së pari. Ka qenë në një far forme, mos të them edhe i privilegjuar dhe i respektuar si humanist por edhe i respektum edhe nga kryetari Behgjet Pacolli. Këto kanë mund të jenë edhe deklarata në afekt. E di që sot kanë pas një protest dhe ka mund të ketë qenë në afekt. Zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë letër zyrtare”, ka thënë Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat