Krasniqi: Të bëhet një Rezolutë për mbrojtjen e Ujmanit dhe Trepçës

Aktuale

Krasniqi: Të bëhet një Rezolutë për mbrojtjen e Ujmanit dhe Trepçës

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 3 shtator 2018 Në ora: 18:50
Trepça dhe Ujmani

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhe Gjykata Kushtetuese do të duhet të ishin gardian të mbrojtës së sovranitetit dhe integriteti të shtetit.

Kështu thotë, opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi i cili shton se, duhet të bëhet një Rezolutë për mbrojtjen e aseteve të Kosovës, siç janë Ujmani dhe Trepça.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka dëshmuar tashmë se është në shërbim të presidentit dhe politikës.

Image
Faik Krasniqi

“Është Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese që do të duhej të ishin gardian të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të shtetit. Gjykata Kushtetuese e ka për obligim dhe duhet të monitoroj dhe ekzekutoj vendimet nëse ndonjë zyrtar i lartë shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Askush nuk është i thirrur dhe nuk ka të drejtë që të bisedoj me shtetin tjetër për territorin ose asetet e shtetit, sepse ai territor dhe ato asete i takojnë vetëm sovranit”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, sovrani nuk i ka dhënë askujt mandat që dikush të bisedoj për pasurinë dhe tokat e tij.

“Por nëse Presidenti Thaçi ose ndonjë zyrtar tjetër bisedon me ndonjë shtet tjetër për territorin e Kosovës dhe asetet e vlefshme që i ka vendi ynë, atëherë Gjykata Kushtetuese Presidentin duhet ta shkarkoj menjëherë, njëkohësisht edhe ta ndjek penalisht për tradhti kombëtare. Në shtetet normale nëse një President ose zyrtar i lartë bisedon me shtetin tjetër për territorin ose asetet e shtetit, organet e drejtësisë do ta vënin në pranga dhe ai do të dënohej me burgim të rëndë për tradhti kombëtare”, potencon ai.

Ai thotë se, edhe tek ne ekzistojnë ligjet për tradhti kombëtare por s'ka kush e zbaton, sepse dihet mirë që drejtësia është nën direktivat e politikës dhe parapolitikës.

“Sidoqoftë, nesër duhet të votohet Rezoluta kundër negocimit të territorit dhe aseteve siç janë Ujmani dhe Trepça më Serbinë, sepse Gjykata Kushtetuese deri më tani na ka dëshmuar që është në shërbim të Presidentit dhe politikës, dhe jo gardian i sovranitetit dhe integritetit të shtetit tonë”, përfundon Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat