Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se kur opozita thirri seancë të jashtëzakonshme, Kadri Veseli deklaroi se ishte absurde, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se tani pushteti ka thirrur seancë një orë më herët se ajo e opozitës, në mënyrë që të minimizojë efektin e kësaj seance.
Postimi i tij i plotë:
Kur opozita thirri seancë per dialogun, Kadri Veseli deklaroi ne menyrë absurde që seanca është dëmi më i madh që mund ti bëhet Kosovës.
Sot, për ta minimizuar efektin e seancës së thirrur nga opozita, pushteti paska thirrur seancë të jashtëzakonshme që do të mbahet 1 orë para seancës së thirrur nga ne.
Dmth tash seanca nuk qenka e dëmshme për Kosovën?!