Letër publike Hashim Thaçit: Javash president!

Aktuale

Letër publike Hashim Thaçit: Javash president!

Nga: N.H Më: 3 shtator 2018 Në ora: 21:06
Hashim Thaçi

Profesor doktor Binak Maxharraj, ka drejtuar një letër publike presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në letrën e tij, Maxharraj i drejtohet Thaçit duke i thënë se në gjithë këto vite bisedime me Serbinë, ai nuk i solli asgjë të mirë Kosovës.

Me tej, Maxharraj konsideron se kreu i vendit duhet të largohet, që siç thotë ai, ta lejë rahat këtë popull me telashet e veta dhe mos të vije puna që të derdhet gjak përsëri.

Ja letra e plotë e Maxharrajt:

Nuk e di së në çfarë niveli të dijës akademik je. Nuk e di së çfarë njohurish juridike, sociologjike dhe historike ke. Por, e di së nga sjelljet e tua të deritashme që po mundohesh me i ba fish-mash punët e shtetit n'kry n'veti po del je një fodull që nuk merr vesh në asgjë e aq me pak në drejtimin e punëve te shtetit. Ti i ke marr me jurish punët e shtetit pa ditë as vetë kurgja për to, por edhe pa e konsultu më askënd. Por të gjithë e dimë, e dinë edhe fëmija, së e ke një zor që po banë jurish në punët e këqija në drejtim të shtetit. Ai njeri qe punët e tij personale i qetë mbi ato te shtetit arrijnë deri ne nivelin e tradhtisë. Ti hala nuk e dine së shteti i Kosovës është i shenjët për popullin e saj. Ky shtet u arrijë me sakrifica dhe përpjekje shekullore për të arrijë deri këtu ku jemi, dhe ti dhe ti bash nuk ke kurrfarë të drejte të prekesh, e aq më pak ta cenosh dhe vetëm një centimetër tokë të këtij shteti të shenjët për te cilin u derdhë aq shumë gjak, apo ti këtë gjak te derdhur nuk e ke pa, sepse gjithmonë je marrë më punë tjera.

Ti z.President që shtat vjet bisedove, dialogove me Serbinë,por për këto shtat vjet nuk i solle asnjë të mirë Kosovës, veç te këqija,e shumë te mira mikun tënd kriminel A.Vuçiq ia falë kurorën (Çakorrin me 8200 ha) e Kosovës bijve të Mrak Milanit. Ti nuk e ke ditë, sepse je rritë nëpër pusat e bullicave ne Drenicë, së për Çakorrin ne te kaluarën është derdhë gjak, malësorët asnjë here nuk kanë lejuar te ta pushtojnë këtë kurorë, këtë krenari te Kosovës, kurse t'i ua fale, shkele ne gjakun e malësorëve kreshnikëve të Rugovës. Historia këtë nuk ta falë.

Ti z. President Thaçi gjatë këtyre shtat viteve biseda të kota me Serbinë i solle gjamë dhe dhimtë të tjera Kosovës ia solle Asociacionin me kompetenca ekzekutive, që de facto me neglizhencën tënde lejove qe veriu ngadalë te rrëshqet ne duart e serbeve. Ti atje as qe ke qenë ndonjëherë, nuk ke guxu. Atje sot çdo gjë frymon serbisht dhe asgjë shqip. Anej Urës posa te kalohet thue se je ne një shtet tjetër e jo në Kosovë. Bane edhe marrëveshje tjera të cilat nuk pinë ujë te Serbia, nuk ti merr n'dorë. Ku është marrëveshja e Lëvizjes se lirë te njerëzve,kur edhe Akademiket nuk lejohen te shkojnë në vizitë të të afëmit e tyre, ku mbet marrëveshja për Energjinë, ku mbet marrëveshja për diplomat,ku janë të pagjeturit. Askun, etj. etj. Më fjale tjera, për këto shtatë vite bisedash dhe dialogësh me Serbinë nuk arrite asgjë.

Z.President Thaçi ç'po te duhet ta vazhdosh dialogun. Pse po ngulë këmbë se dialogu duhet vazhdu për një zgjidhje përfundimtare me armikun tënd Serbin dhe me shokun Tand te ngushtë Aleksander Vuçiq.Çka ju lidhë juve te dyve qe po doni me hy ne avantuare. Çka i keni borxh njeri tjetri. Kosova asgjë nuk i ka borxh Serbisë, e Serbia po, shumë bile, ti cilat ti po je ne gjendje ta sakrifikosh Kosovën për te shpëtuar lëkurën dhe fytyrën tende. Si mundesh me arrit një marrëveshje përfundimtare pa ndonjë kërkim falje për masakrat qe i ka ba Serbia ne Kosovë, si ke guxim por si nuk ke turp te thuash se na duhet pajtimi me Serbin thues se Serbia nuk ka ba sgje në Kosovë. A je ne mëndë z. President apo te kanë lanë krejt siç thuhet në popull.

Tashti se fundi z. President për te arrijtë një marrëveshje përfundimtare me Serbin e ke nise edhe lojën e djallit me te rrezikshme ne prekjen e kufinjeve, ne ndarje, copëtim, këmbim, etj.

Ti z. President nuk ke te drejtë më i hy kësaj aventure sepse nuk ta lejon Kushtetuta, nuk të lejon populli, sepse kufinjët e shtetit janë të panegocueshëm, askush nuk guxon ti prekë. Nuk ke te drejtë ti hyjsh kësaj aventure edhe nga shkaku se për te negoxu për kufinjët duhet te ekzistojnë dy shtetet.Kosova tani për tani për Serbin nuk është shtet sepse nuk e ka njoftë. Por, për të hy ne negociata duhet me qenë dy shtete te pranuar reciprokisht që tani për tani nuk janë. Prandej edhe nuk mund te negociojnë për kufinjët, këtë nuk e lejon Kushtetuta e as Ligjet ndërkombëtare, por ndoshta te lejon vetëm egoja e jote e prishtë dhe fytyra e mërdhezur.

Ti z. President po fletë që as vete nuk je tu dijte se çka fletë,sepse askush nuk po muj te bjenë ne fije, ne mëngjes thue keshtu, në mbrëmje ashtu, s’të pretë sakica në vend. Po thu me te madhe do ta marrim Preshevën, edhe unë kam qejf me e marr. Por, si mendon ti se do ta marrish. A e dine ti se Presheva gjendet ne nje shtet tjetër ne Serbi.Une e di se Serbia nuk ta falë asnjë pllambë tokë e le ma Preshevën. Për me e marr Preshevën duhet dhanë diçka Serbisë ne këmbim. Bëhu burrë tregoi këtij populli se çka i ke premtu Serbisë ne këmbim për Preshevën. Këtu po te presë,këtu flenë lepuri yt,ti i ke premtu Veriun,ate pjesë për te cilën Serbia vajton me shekuj e vite për me e pas.Veriun ka dëshirë me e pas çdo shtet tjetër,sepse aty me shekuj flenë rezerva përrallore nentokësore. Aty është edhe Ujmari pa te cilat Kosova nuk ka jete. Ti ja japish Veriun Serbisë, do te thotë te ia japish kokën e Kosovës,e ç’na duhet trupi pa kokë z. President.

Z. President në të mirë të Kosovës, në të mirë të popullit tënd të shumëvuajtur hiqu nga aventurat tua skizofrene. Nuk guxon, dhe nuk ke të drejtë të negociosh për kufijtë më armikun tënd shekullore, në mos qofsh njeri i tyre, njeri i shitur i tyre, sepse do ta paguash shtrenjtë, do të ju lësh hije të zezë familjes sate dhe fëmijëve tuaj. Largohu nga ky dialog sa nuk është bë vonë, askush nuk është me ty as populli, as partitë politike, as ndërkombëtarët, pra askush. Për atë që merr veshë kjo është e vërteta.

Ik nga Presidenca, leje rahat këtë popull me telashet e veta mos e bien punën qe te derdhet gjak përsëri. Largohu se ke me mbet i vetmuar, po ecën vetëm ne këtë rrugë të rrezikshme,nga e cila dikur do të mundohesh të dalësh, por nuk do të mundësh sepse stuhia e popullit është e madhe, atë nuk ka kush e ndalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat