Veseli: Kufijtë e pavarësisë nuk preken

Aktuale

Veseli: Kufijtë e pavarësisë nuk preken

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 00:10
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të jetë e pranueshme vetëm nëse kufijtë e Kosovës janë ata të pavarësisë dhe vendi merr ulëse në Kombet e Bashkuara.

Ai ka nënvizuar se sovraniteti dhe integriteti i vendit nuk mund të preken dhe se Kosova nuk bën kompromis për çështjet e brendshme të saj.

“Marrëveshja finale të cilën do ta ketë Kosova me Serbinë nuk ka asnjë alternativë pa e pasur njohjen e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me sovranitetin dhe integritetin territorial që e ka me 17 shkurt 2008. Sovraniteti dhe integriteti territorial i 17 shkurtit të 2008 është i pacenueshëm si pozicion yni negociues”, është shprehur Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat