Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie posa ka dal nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ku së shpejti pritet të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj për ta shqyrtuar propozim-vendimit të Qeverisë për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Ndërsa, më pas do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ende nuk dihet se me kë ka pasur takim Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie.