Veseli takohet me Delawie, tregon për çka biseduan

Aktuale

Veseli takohet me Delawie, tregon për çka biseduan

Nga: G.B Më: 4 shtator 2018 Në ora: 09:33
Kadri Veseli dhe Greg Delawie

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është takuar sot me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin thotë se ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se SHBA-të mbështesin përfundimin e suksesshëm të dialogut, i cili siguron stabilitet dhe paqe në Ballkan, ndërsa Kosovës i hap rrugë drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE.

Postimi i tij i plotë:

Në takim me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, rikonfirmova përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë proces është jetike që si shtet të kemi një konsensus dhe platformë të përbashkët. SHBA-të mbështesin përfundimin e suksesshëm të dialogut, i cili siguron stabilitet dhe paqe në Ballkan, ndërsa Kosovës i hap rrugë drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat