Konjufca: Grupi negociator është për ndryshimin e kufijve, ne e refuzojmë

Aktuale

Konjufca: Grupi negociator është për ndryshimin e kufijve, ne e refuzojmë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 11:26
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca

(E plotësuar) - Glauk Konjufca shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes tha se kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj u bënë vagon i presidentit Thaçit në rrugën e tij drejt shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Ai po ashtu tha se pikërisht sot Haradinaj e Limaj iu dorëzuan presidentit Hashim Thaçi.    

Konjufca: Grupi negociator për ndryshimin e kufijve

“Të gjithë jemi dëshmitarë se si në Kuvendin e Kosovës sapo ndodhi një shfaqje shumë e turpshme e një projekti politik që është duke ndodhur në këto dy muajt e fundit, e që është përpjekje e presidentit Hashim Thaçi për me ia bashkëngjitur vetvetes një grup negociator, me të cilin do të shkonte në Bruksel dhe me Serbinë do ta hapte çështjen e diskutimit të territoreve të Republikës së Kosovës. Pra, çështjen e shkëmbimit dhe ndryshimit të kufijve të Kosovës. Fillimisht Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, rezituan për dy muaj ditë, deri në ditën  sotme. Sot unë do ta quaja dita e dorëzimit të Ramush Haradianjt dhe të Fatmir Limajt, pra të Aleancës dhe të Nimës karshi PDK-së… kjo tregon vetëm një gjë, që Ramush Haradinaj nuk mund ta del nga grushti I Thaçit, e as nga xhepi i Kadri Veselit”,  tha Konjufca.

Shefi i GP të VV-së tha se refuzojnë që të jenë  pjesë e delegacionit qeveritar me shef Hashim Thaçin. 

Konjufca: Haradinaj bisht i Hashim Thaçit

“Ai(Haradinaj) duhet ta ketë parasysh se duke u bërë bisht i Hashim Thaçit, duke shkuar në Bruksel me gjysmën e spektrit parlamentar kundër, ku ne refuzojmë që të jemi pjesë e atyre propozimeve që na e kishte lënë nga një vend të rezervuar në ekipin negociator që do të shkoj atje me shef Hashim Thaçin. Pra,  këtu nuk po ndryshon asgjë, këtu vetëm po ndryshon zgjerimi i përbërjes së ekipit të Hashim Thaçit, i cili do të shkoj me Vuqiçin dhe flet atje për kufijtë e Kosovës. Unë nuk kam dyshim që kufijtë e Kosovës nuk do të hapen, sepse Thaçi vet ka thënë edhe në Forumin e Albahut dhe në konferencën e tij për shtyp që më 7 shtator do të shkoj t’i hap(temën) kufijtë me Serbinë… Agjenda do të jetë hapja e kufijve të Kosovës  të cilën do ta bëjnë Hashim Thaçi me 7 shtator, kurse këta janë vagonët  së sot vendosën t’i shkojnë mbrapa. Kjo është një ditë e pikëllueshme për Kosovën, sepse këtë nuk do të shkojnë kurrsesi me mbrojte interesin e Kosovës, këta do të shkojnë me ia mbështet agjendën presidentit Hashim Thaçi”, tha Konjufca.  

Ndërsa për seancën e thirrur nga opozita vendit për të kundërshtuar idenë e Thaçit për shkëmbim të territoreve, Konjufca tha se ajo do të mbahet sot. 

Konjufca: AAK dhe Nisma janë bërë bisht i Hashim Thaçit

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se seanca e thirrur nga opozita do të mbahet dhe se do të dëgjohen diskutimet e tyre.

Konjufca e quan dorëzim të AAK-së dhe Nismës karshi PDK-së.

Sipas tij lakmia e madhe për pushtet dhe kërcënimi i PDK-së mund ta rrëzojnë kur të duan e kanë sjellë në këtë gjendje kryeministrin Ramush Haradinaj.

Konjufca tha se të gjithë janë dëshmitarë që në Kuvend ndodhi shfaqje e turpshme “përpjekja e presidentit për t’ia bashkëngjit vetes një ekip negociator”.

 "Sot çka  kemi pa është vagonët që do t’i shtohen Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë. Duke u bërë bisht i Hashim Thaçit duke shkuar në Bruksel me gjysmën e spektrit politik, përkundër që ne i refuzojmë vendet e rezervuara,  këtu nuk po ndryshon kurgjo. Nuk kam dyshim që kufijtë e Kosovës nuk do të hapen. Do të shkojë t’i hap kufijtë me Serbinë. Kjo është ditë e pikëllushme për Kosovën këta do të shkojnë vetëm me ia bë agjenden Thaçit, jo me mbrojt Kosovën", tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat