Ymeri: Seanca e thirrur nga Haradinaj po e shton rrezikun për Kosovën

Aktuale

Ymeri: Seanca e thirrur nga Haradinaj po e shton rrezikun për Kosovën

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 12:27
Visar Ymeri

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka deklaruar se seanca e sotme e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e shton dëmin për Kosovën.

Ymeri tha se seanca që e ka thirrur  opozita do e vendoste Kuvendin e Kosovës në qendër të vendimmarrjes, gjë që  është rëndësishme për dialogun.

Sipas tij këto sjellje inatçore në politikë  nuk i dërgojnë askund.

Ymeri: Kjo seancë po e shton rrezikun për Kosovën

“Kjo seancë e sotme vetëm sa po e shton edhe më shumë këtë rrezik dhe këtë dëm për Republikën e Kosovës dhe po e pamundëson që Kuvendi ta ushtroj të drejtën e vetë ekskluzive pra që të jetë organi më i lartë vendimmarrës për çështje që kanë rëndësi...Po mendoj që kjo sjellje kështu kapak si  inatçore në politik nuk ka qon askund, nuk është këtu çështje e kthimit të bojkotimit seancën ne e kemi thirrur të parët dhe ajo ka qenë e caktuar ditë më parë dhe kjo seancë e sotme në ora 09:00 ka qenë ndërhyrje në këtë proces të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe konsideroj që rezoluta që kemi paraqitur ne e veçanërisht rezoluta që e ka paraqitur Partia Socialdemokrate më herët do ta vendoste Kuvendin e Republikës së Kosovës në qendër të vendimmarrjes, gjë që po shihet të jetë absolutisht e rëndësishme në këtë proces të dialogut”, tha Ymeri.

Deputeti Ymeri ka folur edhe për pozicionimin e LDK-së karshi kësaj eance të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Haradinaj, duke thënë se një deputet i LDK e mundësoi nisjen e kësaj seance.

Ymeri: Një deputet i LDK-së e mundësoi nisjen e kësaj seance

“Sot  e pamë prapë një deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës që e mundësoi kuorumin për ta nisur këtë seancë të sotme, pa deputetin e LDK-së sot kjo seancë nuk do të mund të fillonte sepse nuk do të mund të kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve në të. Prandaj konsideroj se kjo është një mënyrë se si Qeveria, koalicioni qeverisës aktualisht po ndihmohet edhe nga opozita nga lidhja demokratike e Kosovës në këtë rast”, ka deklaruar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat