LDK: AAK dhe NISMA u dorëzuan përballë presionit të Thaçit

Aktuale

LDK: AAK dhe NISMA u dorëzuan përballë presionit të Thaçit

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 12:56
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës e cilëson si dorëzim përballë presionit të Hashim Thaçit, pjesëmarrjen e sotme të AAK-së dhe NISMA-s në seancën e thirrur për miratimin Grupit Negociator për dialogun me Serbinë.

“Këto dy parti tash do të luajnë lojën e Thaçi duke nëpërkëmbur shtetin e Kosovës. Ekipi negociator, që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve shumicë të Kosovës, do të përligj në emër të Qeverisë marrëveshjet e fshehta të Thaçit me Serbinë”, thuhet në reagimin e LDK-së, raporton Gazeta Express.

Sipas tyre shtetësia e Kosovës është një fazë kritike.

“ Shteti i Kosovës po hynë në një fazë kritike të ekzistencës së vet për shkak të veprimeve të kastës udhëheqëse, vrastare për perspektivën e shtetit të Kosovës”, vazhdon reagimi.

Sipas tyre, LDK-ja nuk do të lejojë përdhosjen e shtetit të Kosovës.

“Për LDK-në, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është pa negociueshëm. LDK-ja nuk do të lejojë përdhosje të shtetit të Kosovës. LDK-ja do t’ju prij ndryshimeve që duhet të ndodhin së shpejti në Kosovë. LDK-ja nuk do të dorëzohet ndaj dhunës që po i bëhet shtetësisë së Kosovës”, përfundon reagimi.

Kujtojmë që deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, ka qenë e vetmja deptuete nga opozita që ka marrë pjesë në seancën e sotme të thirur nga pozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat