Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli e ka pritur mirë Mimoza Kusari Lilën e cila një kohë ishte zëvendësja e tij në parti.
Pacolli sot në seancën e jashtëzakonshme ka pritur me dashamirësi Kusari-Lilën e cila tash deputete e Alternativës bashkë me Ilir Dedën.
Kusari-Lila dhe Deda kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së ndërsa para disa ditësh kanë dal nga ky grup.
Edhe Kusari-Lila edhe Deda kanë marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj për të votuar përbërjen e ekipit negociator për dialogun me Serbinë.