Sigurimi i armatosur i AKI-së ndali vrasësin të ikën së bashku me pengun

Aktuale

Sigurimi i armatosur i AKI-së ndali vrasësin të ikën së bashku me pengun

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 14:24
AKI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ndërtesën e AKI-së ku, Valon Iberdemaj dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri punëtorin e bufes, Isa Sejdiu.

Sipas asaj që merr vesh Insajderi, Iberdemaj pasi kishte kryer vrasjen ai kishte marrë peng një punëtore të AKI-së, duke provuar që së bashku me të, të del nga objekti.

I dyshuari është ndalur vetëm nga sigurimi i armatosur,  të cilët me armë të gjata kanë bllokuar daljen e të dyshuarit për vrasje. Më pas sipas asaj që merr veshë media, i dyshuari ka liruar pengun dhe është dorëzuar.

Policia e Kosovës nuk ka dalë ende me raport zyrtarë për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat