Ish-anëtari i SHIK-ut flet për AKI-në pas vrasjes që ndodhi

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut flet për AKI-në pas vrasjes që ndodhi

Nga: N. Sh Më: 4 shtator 2018 Në ora: 15:43
AKI-ja

Ish- anëtari i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari, ka folur për AKI-në, pas nëj vraje që ndodhi sot aty, ku një pjesëtar i sigurimit ka vrarë punëtorin e bufesë.

Valon Iberdemaj dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri punëtorin e bufes, Isa Sejdiu.

Miftari, thotë se, AKI-ja është si inteligjenca e Somalisë apo Bangladeshit, pasi ajo ilegalisht kidnapon profesorë dhe i dërgon drejtë vdekjes siç shprehet ai tek Erdogani.

Sipas tij, AKI-ja nuk punon për mbrojtjën e shtetit, por mbron presidentin Hashim Thaçi dhe bandën e tij.

“AKI e Kosovës si inteligjenca e Somalisë e Bangladeshit!

Agjencia që ilegalisht kidnapon profesorë e i dërgon drejt vdekjes te Erdogani, agjenci e krimit të organizuar inteligjenca e mbushur me dajë, teze, dashnore, servila, kriminelë por sidomos agjenci e mbushur me UDB-asha dhe e familjarëve të tyre që detyrë nuk e kanë mbrojtjen e shtetit por mbrojnë e Hashim Thaçin me bandën e tij nga "drejtësia që mungon” dhe të mbulojnë veprimet e sigurimit sekret Serb.

Normal që vriten pastaj e rrehen ndërmjet veti zyrtarët kur i përcjellin sms e dashnoreve dhe të krimit të organizuar për ta ruajtur krimin nga dënimi!”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, Iberdemaj pasi kishte kryer vrasjen ai kishte marrë peng një punëtore të AKI-së, duke provuar që së bashku me të, të del nga objekti.

I dyshuari është ndalur vetëm nga sigurimi i armatosur, të cilët me armë të gjata kanë bllokuar daljen e të dyshuarit për vrasje. Më pas sipas asaj që merr veshë media, i dyshuari ka liruar pengun dhe është dorëzuar.

Policia e Kosovës nuk ka dalë ende me raport zyrtarë për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat