Haxhi Avdyli i përgjigjet Haraqisë: Rugova la shumë matrapazë e kriminelë t’i sillen rrotull oborrit

Aktuale

Haxhi Avdyli i përgjigjet Haraqisë: Rugova la shumë matrapazë e kriminelë t’i sillen rrotull oborrit

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 16:38
Haxhi Avdyli dhe Astrit Haraqia. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Seanca e thirrur nga partitë e pozitës për krijimin e ekipit negociator për dialog me Serbinë, doli të jetë mollë sherri për LDK-në. Paraqitja e deputetes Teuta Rugova në seancë nga radhët e LDK-së ishte e habitshme për anëtarët e kësaj partie.

Astrit Haraqija, pjesë e LDK-së dhe njëri i afërt me familjen e presidentit Ibrahim Rugova, në një deklaratë për lajmi ka kritikuar ashpër shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin. Haraqija ndër tjerash kishte thumbuar edhe deputetin, Haxhi Avdyli.

“Ne mendojmë për shtet si rugovista, e jo si do karrieristë të LDK-së që mendojnë vetëm për karrige”, ka thënë Haraqija.

Në anën tjetër i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga ana e deputetit Avdyli.

Deputeti deklaron se Ibrahim Rugova s’ka bërë kompromis me kufijtë e tokave e Kosovës dhe se ka lënë t’i sillen matrapaz e kriminelë rreth e rrotull.

“Edhe pse s’di a ia vlen me komentu deklaratat e personave që nuk përfaqesojnë askënd, por një duhet me thënë se Ibrahim Rugova s’ka bërë kompromise me kufinj e tokat e Kosovës edhe kur ishte duke u djeg çdo gjë nga pushtuesi. Ai i ka mbrojtë qytetarët dhe trojet me politikë të mençur dhe s’ka pranu për asnjë çmim të shes vendin për intersa personale. E vetmja mangësi e tij që si falet ishte që ka lënë shumë matrapaz e kriminelë t’i sillen rrotull oborrit’’, përfundon Avdyli, duke aluduar në Astrit Haraqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat