“Harrohet” vazhdimi i autostradës Kijevë – Pejë, përmendet përfundimi i segmentit nga Zahaqi

Aktuale

“Harrohet” vazhdimi i autostradës Kijevë – Pejë, përmendet përfundimi i segmentit nga Zahaqi

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:36
Autostrada Zahaq-Pejë

Ministria e Infrastrukturës ka paralajmëruar përfundimin e punëve në segmentin e autostradës Zahaq-Pejë, teksa nuk ka folur fare për punimet nga Kijeva.

Këtë paralajmërim e bëri zëvendësministri Rexhep Kadriu gjatë inspektimit të punëve. Sipas njoftimit nga ministria, përurimi do të bëhet në fund të muajit shtator.

Në njoftim theksohet se janë inspektuar edhe punimet në rrugët lidhëse “të cilat janë duke u bërë me standarde të larta”.

“Me këtë rast u kontrollua edhe temperatura e asfaltit e cila rezultoi brenda parametrave të përcaktuar. Kjo rrugë është duke u realizuar me tërë infrastrukturën përcjellëse si pahitë mbrojtëse, bankinat anësore, nënkalimet dhe rrethrrotullimet e parapara. Përfundimi i këtij aksi rrugor, i jep fund zvarritjes së punëve nga qeverisja e kaluar dhe lehtëson qarkullimin qytetarëve të Pejës dhe tërë vendit”, thuhet më tej në njoftim.

Qeveria Haradinaj vjet kishte premtuar se autostrada Kijevë – Zahaq do të përfundojë në dhjetorin e këtij viti, ndërsa ende nuk kanë filluar punimet për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat