Beqaj: Thaçi dhe Haradinaj shikojnë vetëm interesin personal - Bota Sot
Beqaj: Thaçi dhe Haradinaj shikojnë vetëm interesin personal

Aktuale

Beqaj: Thaçi dhe Haradinaj shikojnë vetëm interesin personal

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:45
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Ish–këshilltari i Hashim Thaçit, Belul Beqaj, ka thënë se Thaçi e Haradinaj dallojnë vetëm në qasje, kanë motive të njëjta dhe janë njësoj manipulues.

“Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë pozicione të kundërta lidhur me ndryshimin e kufijve në bisedimet me Serbinë, porse ata nuk udhëhiqen nga parimet, por nga motivet personale dhe përfitimi”, ka thënë Beqaj.

Ai në një intervistë për BIRN ka thënë se Thaçi beson se mund të ketë përfitim politik nga përfundimi i dialogut me Serbinë, ndërsa Haradinaj beson se mund të ketë dobi nëse nuk do të ketë dialog.

"Mospajtimet e tyre janë shprehje e vlerësimit rreth përfitimeve personale dhe nuk kanë lidhje me krijimin e politikës ose me zgjidhjen e problemeve", ka thënë ai.

Beqaj ka theksuar se Thaçi ka nënshkruar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, të cilin e kundërshtonte Haradinaj. Pas kësaj ra Qeveria Mustafa e Haradinaj duke hyrë në koalicion me PDK-në e Thaçit, u bë kryeministër.

"Të dy kanë realizuar qëllimet e veta. Thaçi u bë faktor i patejkalueshëm në politikë, ndërsa Haradinaj mbeti kleptokrati më i rëndësishëm në pushtet”, tha Beqaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...