Haxhiu: Qeveria po bënë pazare për vota

Aktuale

Haxhiu: Qeveria po bënë pazare për vota

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 19:13
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një postim të saj në Facebook, ka thënë se Qeveria po bënë pazare për vota në hollin e Kuvendit.

“Janë të panumërta skenat e tilla të turpit kur me orë të tëra janë sillur vërdallë nëpër korridoret e Kuvendit për të bërë votat për të votuar diqka në dëm të vendit. Edhe sot po ndodh njësoj. Kanë kaluar afër 10 orë me pazare të pista!  Qeveria e pakicës e ka vendosur vendin në pazar andaj duhet të angazhohemi për t’a hequr sa më parë!”, ka shkruar ajo.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr me kërkesë të Qeverisë e cila propozoi miratimin e një ekipi negociator për dialogun me Serbinë nga radhët e Qeverisë.

Pjesa e parë e seancës u mbajt në paraditen e sotme por opozita, përveç Teuta Rugovës nga LDK,  e bojkoti atë.

Qeveria kërkoi që seancë të vazhdojë në orën 16:30, dhe pastaj u shty sërish për 18:30. Ora po bënë 19:30 dhe salla ende nuk është mbushur me deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat