Albin Kurti: Teutë Rugova është e marrë peng

Aktuale

Albin Kurti: Teutë Rugova është e marrë peng

Nga: P.R Më: 4 shtator 2018 Në ora: 19:49
Albin Kurti dhe Teuta Rugova

Gjatë ditës së sotme, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova mori pjesë në seancës e thirrur nga pozita, duke dalë kështu kundër vendimit të partisë së saj, e cila kishte vendosur që ta bojkotojë këtë seancë.

E lidhur me këtë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar se Rugova është marrë peng.

“Kosova është shtet i kapur, kurse Teutë Rugova është e marrë peng para syve të dy milionë qytetarëve”, ka shkruar Kurti, përcjellë “Bota sot”.

Image

Po ashtu edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar deputeten Rugova.

“Pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës. 
Secili deputet i LDK-së duhet të kontribuojë në debatin ku përcaktohen qëndrimet e Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe ka obligim t’i respektojë ato qëndrime”, ka shkruar Hoti, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat