Hoti jep alarmin: Kosova është në rrezik nga bandat kriminale, si Thaçi, Haradinaj dhe Veseli

Aktuale

Hoti jep alarmin: Kosova është në rrezik nga bandat kriminale, si Thaçi, Haradinaj dhe Veseli

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 20:37
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të marrin hapa konkret kundër Veslit, Haradinajte Thaçit, duke mos përjashtuar as protestat për të kundërshtuar veprimet e pozitës.

Pas largimit nga salla e Kuvendit, Hotu tha sonte në hollin e Kuvendit se shteti i Kosovës është në rrezik nga njerëzit si Veseli, Haradinaj e Thaçi, deri sa e quajti maskaradë seancën e sotme.

 “Ne gjatë gjithë ditës kemi qenë në pritje të fillimit të seancës së jashtëzakonshme, të thirrur nga tri grupet parlamentare opozitare, tani jemi në mbrëmje vonë, kjo seancë ende nuk është hapur nga kryetari i Kuvendit, i cili e ka obligim kushtetues dhe sipas rregullues së Kuvendit”, tha Hoti dhe shtoi se kjo sjellje e tij është shkelje e Kushtetutës.   

Hoti: Shteti i Kosovës është në rrezik nga bandat kriminale

“Shteti i Kosovës është në rrezik nga bandat kriminale. Shteti i Kosovës është në rrezik nga njerëzit si z. Veseli, z. Haradinaj dhe z. Thaçi. Ne bashkë me kolegët tanë nga LDK dhe nga partitë opozitare, bashkë me qytetarët e Kosovës duhet të mobilizohemi për të ruajtur shtetin e Kosovës nga këto banda kriminale. Këta njerëz e kanë pru shtetin e Kosovës buzë shkatërrimit, me këto politika që po i udhëheqin. Këta tash dëshirojnë të bëjnë ekip negociator për t’i ulë më datë 7 shtator në Bruksel, para hartave, në tavolinë, për të nda shtetin e Kosovës. Këtë nuk do ta lejojmë. Këta njerëz duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë dhe do të ndalen nga LDK, nga njerëzit që mendojnë si LDK dhe nga qytetarët e Kosovës”, tha Hoti.

Sa i përket veprimit të deputetes Teuta Rugova e cila mori pjesë në seancën e pozitës, Hoti u distancua nga qëndrimi i saj., duke pohuar se ajo ka dalë në kundërshtim me qëndrimet e LDK-së.

Deputetët e LDK-së dalin nga salla e Kuvendit

Deputetët e LDK-së kanë dal nga salla e Kuvendit të Kosovës, pasi kanë qëndruar për dhjetëra minuta në sallë.

Ata shkuan në sallë pasi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e shpalli të mbyllur seancën e thirrur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Deputetët e LDK-së kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që të shkojë në sallë dhe të fillojë punimet seanca e thirrur nga opozita, e cila ishte paraparë të mbahej sot, për të miratuar një rezolutë për integritetin territorial të Kosovës, raporton KosovaPress.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur sot me kërkesë të qeverisë së vendit, opozita nuk ka marrë pjesë, duke e pamundësuar që të ketë korum për votimin e ekipit negociator qeveritar.

Image

Deputetët e LDK-së tani shkojnë në sallën e Kuvendit

Deputetët e LDK-së kanë shkuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, pasi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e shpalli të mbyllur seancën e thirrur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ata kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që të shkojë në sallë dhe të fillojë punimet seanca e thirrur nga opozita, e cila ishte paraparë të mbahej sot, për të miratuar një rezolutë për integritetin territorial të Kosovës.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur sot me kërkesë të qeverisë së vendit, opozita nuk ka marrë pjesë, duke e pamundësuar që të ketë korum për votimin e ekipit negociator qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat