Krasniqi mendonin njëjtë si Veseli: Nuk ka mbetur Avdullah Hoti ta mbrojë Kosovën

Aktuale

Krasniqi mendonin njëjtë si Veseli: Nuk ka mbetur Avdullah Hoti ta mbrojë Kosovën

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 21:25
Memli Krasniqi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur absurd rezolutën e opozitës, duke thënë se ajo bëhet për marketing politik, pasi integriteti territorial i Kosovës garantohet me Kushtetutë.

Ai në një konferencë për media tha se Kuvendi ishte i gatshëm të miratojë propozimin e Qeverisë për delegacionin në negociatat me Serbinë në Bruksel, por mungesa e opozitës ndikoi që të mos ndodhë në seancën e sotme.  

Krasniqi: Nuk ka mbet Avdullah Hoti ta mbrojë Kosovën

“Secili prej nesh e dimë çka kemi bërë kur ka qenë Kosova në rrezik dhe kur ka qenë e copëtuar. Besoj se edhe Avdullah Hoti mund t’i flas vetes, para se t’iu flasë të tjerëve se nuk ka qenë i vogël në moshë për të treguar zellin e madh për të mbrojtur Kosovën. Secili qytetar që e ka mbrojtur vendin... Kosova është e garantuar me Kushtetutën e vet dhe qytetarët e vet, nuk ka mbet Avdullah Hoti me shokët e tij të mbrojnë Kosovën, sepse atë e mbrojnë qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

Ai ndërkaq ka kritikuar të gjithë ata që janë kundër propozimit të presidentit të vendit Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, duke thënë se nuk është e tepërt të kërkohet një gjë e tillë.

Krasniqi: Shqiptarët do t’i gëzoheshin bashkimit të Luginës së Preshevës

“Unë shpresoj se nuk ka një shqiptar në Kosovë që nuk do t’i gëzohej bashkimit potencial të Luginës së Preshevës. Në momentin për mundësinë  ngritjes së kësaj teme, njerëzit të cilët nuk i kanë besuar as lirisë së Kosovës, që nuk kanë besuar që as Kosova nuk do të bëhet shtet, që edhe një javë para se të shpallej pavarësia e kanë helmuar popullin e Kosovës me retorikë duke thënë që kjo nuk do të ndodhë, e që sot i ke në Kuvendin e Kosovës për fate të keq, sot po thonë se s’mundet të ndodhë kjo punë. Ku e dinë ata që nuk mund të ndodhë? A mund të jetë kjo kërkesë maksimale e Kosovës? Pse këta njerëz mendojnë që Kosova nuk guxon të lypë më shumë, pse këta njerëz nuk besojnë në potencialin e Kosovës dhe qytetarëve të vet?”, ka thënë ai.

Sipas tij, kërkesa për bashkimin e Luginës me Kosovën nuk duhet t’i pengojë partive shqiptare.

Krasniqi: Në tavolinën e bisedimeve kërkesat të jenë maksimale

“Është e turpshme, sepse është një kthim për herë të parë në mënyrë të paturpshme t’ia kthejnë shpinën bashkëkombësve tanë në Luginën e Preshevës dhe nëse e kërkojnë në tavolinën e bisedimeve, nuk do të thotë që domosdo do të ndodhë, por unë besoj se në tavolinën e bisedimeve mendoj se kërkesat duhet të jenë maksimale”, ka thënë ai./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat