Memli Krasniqi ia tërheq vërejtjen Avdullah Hotit: Nuk je i vogël, foli vetvetës para se t’iu drejtohesh të tjerëve!

Aktuale

Memli Krasniqi ia tërheq vërejtjen Avdullah Hotit: Nuk je i vogël, foli vetvetës para se t’iu drejtohesh të tjerëve!

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 21:29
Memli Krasniqi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi, ka kërkuar nga shefit i GP të LDK-së Avdullah Hoti, që të tregoheht më i matur kur flet për të tjerët, pas akuzave që ky i fundit i bëri ndaj krerëve të shtetit duke i quajtur “banda kriminale” dhe të “rrëzikshëm për shtetin”.

Krasniqi, ka thënë se Hoti, e ka pasur mundësinë për ta mbrojtur vendin kur është dashur por nuk e ka bërë dhe se tani “Avdullah Hoti duhet t’i flas vetvetës para se t’iu flasë të tjerëve.”

Sipas Krasniqit, deputetët e partive në opozitë që tani po e kundërshtojnë idenë për “korrigjim kufijsh”, janë të njëjtit ata që nuk kanë besuar se Kosova do të shpallet shtet i pavarur.

“Të njëjtit njerëz që nuk kanë besuar se Kosova do të shpallet e pavarur e kundërshtojnë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Unë nuk them që do të ndodh, por duhet të jetë kërkesë e Kosovës”, u shpreh ai në një konferencë për media.

Krasniqi, ka kërkuar nga deputetët e opozitës që të dorëzojnë mandatin e tyre, nëse nuk janë të gatshëm që të marrin përgjegjësinë për çështjen e dialogu, e cila sipas tij lidhet me interesin më të madh që e ka Kosova, nëse arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë në kuadër të fazës përfundimtare të bisedimeve.

Duke e komentuar draft-rezolutën e propozuar për kundërshtim të ndarjes së Kosovës, të propozuar nga LDK, Krasniqi thotë se një gjë të tillë po e bëjnë për shkak të etjes për pushtet.

“Etja për pushtet ua ka bërë një mjegullim total dhe për herë të parë kanë sjellur në Kuvendin e Kosovës një rezolutë kundër ndarjes së Kosovës”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët për kërkesat e Serbisë në fazën përfundimtare të dialogut në Bruskel, Krasniqi tha se kërkesa e tyre është marrja e Kosovës, por një gjë e tillë nuk do të ndodh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat