Lirim Greiqevci nis punën si ambasador i Kosovës në Hagë

Aktuale

Lirim Greiqevci nis punën si ambasador i Kosovës në Hagë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 09:01
Ish ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiqevci

Ish ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiqevci, ka nisur sot punën si shef i misionit diplomatik të Kosovës në Holandë.

Në një postim të tij, në Facebook, ku shihet me ambasadoren holandeze në Kosovë, Greiqevci e falënderon atë për ,mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë procesit të shetendërtimit të Kosovës.

“Kam nderin ta përfaqësoj vendin tim në Holandë, një mbështetës të gjatë dhe mik të Kosovës. Pres që të bashkëpunoj ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të avancuar integrimin e Kosovës në BE”, ka shkruar Grajqevci. 

Para Greiqevcit ambasadën në Holandë e ka udhëhequr ambasadorja Vjosa Dobruna. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat