Labinot Tahiri jep fund polemikave për dorëheqjen në AKR

Aktuale

Labinot Tahiri jep fund polemikave për dorëheqjen në AKR

Nga: Bota sot Më: 5 shtator 2018 Në ora: 10:40
Labinot Tahiri

Ishte deklaruar se ka dhënë dorëheqje nga partia e tij (AKR), mirëpo dje në seancën e mazhorancës deputeti Labinot Tahiri ishte paraqitur në cilësinë e deputetit nga radhët e AKR-së.

Tahiri ka vendosur t’i mbyllë polemikat a është, apo nuk është në AKR, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke thënë se ai nuk është “pishmangji”.

Sipas Tahirit, lëvizjet politike bëhen në favor të ecurisë së tij personale në karrierë, mirëpo politikën nuk e bënë me popull.

Ai ka kërkuar që të lihet rehat, siç thotë ai “të marrë pak frymë”.

Postimi i plotë:

 “Polemikat se a dhashë doreheqje apo nuk dhashë do t’i mbyllë me këtë status
Ndoshta ju e mendoni që unë jam “pishmangji”, kur thoni se i ra “pishman” sa për të terhequr më shumë klikimet, por e keni gabim! Lëvizjet politike, bëhen në favor të ecurisë sime personale në karrierë.
Unë se paku politikën nuk po e bëj me popull.
Le të më lidhë dikush kerkesën time me dëmin ndaj qytetarëve,le të thotë dikush se po e demtoj qytetarin tim?!

Unë dua të qoj gurin në vendin e vet, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, por e di se do të fitojë qytetari im. Në fund të fundit, mundem siç thoni ju “me u djegë” unë si Labinot Tahiri në politikë por nuk do me thënë se unë e demtojë popullaten time, ajo nuk vjen në shprehje. Jam mesuar të digjem vetë, por jo të tjerët keni boll dëshmi!!
Le të ma thotë dikush, që deri më sot, një qytetar i vendit tim, ka pësuar humbje nga unë, apo vetëm ka fituar?!

Pra, bëjeni dallimin për lajmet që bëhen për klikime, ose për lajmet e duhuara që unë i arris në interes të përgjithsh?m.
Sigurisht se lajme të mira do të ketë për të gjithë, e në veqanti shumë e shum? shpejtë, për qytetin tim të lindjes, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.
Keni p?r kë të shkruani keq e më keq, se për një “personazh më pak” se besoj të mbesni keq, mund t’u dalë ndonjë i ri !
Me lini pak me punet e mia e me leni pak të marrë frymë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat