Konflikt me Serbinë për korrgjimin e kufirit? Kjo është përgjigjja e Thaçit

Aktuale

Konflikt me Serbinë për korrgjimin e kufirit? Kjo është përgjigjja e Thaçit

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke folur për rreziqet që mund të sjellë korrigjimi i kufirit me Serbinë, ka thënë se korrigjimi nuk sjellë konflikt.

Ai në tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, ka theksuar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, do të sjellë stabilitet dhe paqe në rajon, raporton “Bota sot”.

“Ka zëra që thone se korigjimi sjell konflikt, ky është absurditet. Një marrëveshje mes nesh dhe Serbisë, flas me përgjegjësi, do të sjell paqe dhe stabilitet në rajon. Ne synojmë të kemi marrëveshje të mira me Serbinë. Do të ruhet i tërë katalogu i minoriteteve. Si president dhe të gjitha institucionevejemi garantues të ruajtjes së vlerave kulturore. Personalisht, shoh dritë në fund të tunelit. Shoh shpresë. Jam i vetëdijshëm se ka kundërshtarë të marrëveshjes si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Por, do t’i bëjmë të njohura rreziqet”, ka potencuar presidenti.

Ai ka thënë se nuk do të ketë as ndarje dhe as krijim të “Republika Serpska”, derisa ka theksuar se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, do t’i bashkohen Kosovës.

“As në vitin 2006 nuk ka pasur unitet më të madh. Ekipi negociator do ta plotësojë njëri-tjetrin! E theksoj, nuk do të ketë ndarje me korrigjim. Tani me kjo temë është institucionalizuar. Është shumë e drejt respektimi i vullnetit qytetar. Nuk do të lejoj që në emër të rrezikut të flitet për ndarje dhe krijim të Republika Serpska. Nuk do të lejoj as diskutim për ndarje. Në këtë drejtim jam për me marr, dikush tjetër është për më dhënë. E theksoj, nuk ka ndarje. Pyetjet për veri nuk janë në adresë të duhur. Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, do t’i bashkohen Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat