Liderët politik e konsiderojnë tragjike idenë për shkëmbimin e territoreve

Aktuale

Liderët politik e konsiderojnë tragjike idenë për shkëmbimin e territoreve

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 11:23
Pamje nga tryeza “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan”

Ideja për shkëmbin të territoreve është ideja më tragjike për qytetarët e Kosovës, ndërsa çdo marrëveshje me Serbinë matet me Mitrovicën.

Kështu u tha në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u shpreh se kufijtë e Kosovës duhet të konsiderohen të Republikës së Kosovës dhe asnjë person sipas tij nuk ka të drejtë t’i diskutojë në tavolinë.

Sipas tij deklaratat e presidentit Thaçi, për korrigjimin e kufijve dhe se marrëveshja do të jetë e dhimbshme ka tendenca që të kthehemi në vitin 2007 kur nuk e kishim statusin e definuar.

Kurti: Na ka mbetur veç që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit

Ky person pas gjashtë vjet negociata të pasuksesshme, pretendon se e ka shkopin magjik për të na e zgjidhur problemin me Serbinë. Unë besoj që bëhet fjalë për dy autokratë, për Thaçin në Kosovë dhe Vuçiqin në Serbi të cilët po e trajtojnë shtetin si shtëpinë e tyre që në fakt nuk iu takon e kanë disi pa punë, mund e ndjerës , popullin e trajtojnë si familjet  e tyre ....Dy autokratët merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesë jetë në periudhën e feudalizmit ku mbretërit merreshin vesh për territoret e shteteve sikur tokat e tyre veç ka mbetur që djali i Thaçit, të martohet me vajzën e Vuçiqit edhe jemi tamam sikur dikur para katër apo pesë shekujsh”, tha Kurti.

I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti  i cili tha se ideja për shkëmbim territoresh buron nga lidershipi i Serbisë, është ide e Beogradit dhe Moskës e jo nga perëndimi.

Ai tutje shtoi se LDK nuk është kundër dialogut por kërkojnë që zgjidhja të bëhet në mënyrë të mençur.

Hoti idenë për shkëmbimin e territoreve e ka konsideruar si ide tragjike për qytetarët e Kosovës, ide kjo e cila sipas tij nuk sjell as njohje as anëtarësim në OKB.

Hoti: Ndryshimi i kufijve bazohet mbi krijimin e shtetit etnik

“Është fakt që ne në veriun e Kosovës nuk e kemi kontrollin e plotë, ende kemi njerëz dhe banda kriminale që terrorizojnë qytetarët në atë pjesë , pushteti i Kosovës është shtrirë në disa segmente bazuar në marrëveshjet që janë arritur në Bruksel viteve të fundit, por jo plotësisht edhe kjo tash nuk na jep të drejtë që ne të hyjmë në negociata për të rishikuar shtetin e Kosovës dhe për të vendosur në hartën e bisedimeve atë pjesë të vendit....13.25 Ndryshimi i kufijve nuk është as ide kreative për të zgjedhur këtë,është ide e keqe dhe është e dëmshme, dhe mbi të gjitha është ide që bazohet mbi krijimin e shtetit etnik”, ka thënë Hoti.

Hoti po ashtu tha se kemi ngecur në njohjet ndërkombëtare, por që sipas tij kjo nuk nënkupton se duhet t’i bëhet rishikimi komplet shtetit të  Kosovës.

Kurse, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka ftuar partitë opozitare që  t’i bashkohen ekipit negociator të Qeverisë, por duke mos hyrë në tema se çfarë do të diskutohet në Bruksel për dialogun me Serbinë.

Sipas tij, qëndrimi i PDK-së është se nuk ka ndarje as korrigjim të kufijve dhe as shkëmbim territorial.

Hoxhaj: Ftoj opozitën që ta votojë ekipin negociator

“Kushdo që është i interesuar që ta shtyj Kosovën në fazën përmbyllëse të shtetësisë, të kompletimit të sovraniteti dhe fazën e fundit të dialogut për mendimin tim duhet ta ketë këtë qasje, ne do të duhej që ta votojmë apo të mbështesim në Kuvendin e Kosovës ekipin negociator ma merr mendja që është edhe detyra  e juaja si shoqëri civile që të ftoni për konsensus politik,pa hy në tema se çka do të bisedohet në Bruksel...Hapi i pëar është miratimi i ekipit negociator, hapi i dytë është arrija e një konsensusi politik ku ne i ftojmë edhe partitë që janë në opozitë  sikurse ne kur kemi qenë në opozitë kemi hyrë në proces të tillë që të bëhen pjesë e procesit , hapi i tretë është që ta definojmë në mënyrë të qartë cili është roli i Kuvendit , ne ta marrim mandatin prej Kuvendit dhe të mbikëqyremi prej Kuvendit , të japim llogari politike në Kuvend”, u shpreh Hoxhaj.

Tutje ai shtoi se diskutimi duhet të nis nga dy dimensionet e dështimit të  Pakos së Ahtisaarit, përkatësisht për veriun e Kosovës dhe mos anëtarësimin e Kosovës në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat