VV kërkon të bëhet dokumentimi i dëmeve të luftës në Kosovë

Aktuale

VV kërkon të bëhet dokumentimi i dëmeve të luftës në Kosovë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:04
Lëvizja Vetëvendosje

(E plotësuar) - Gjykatat e Kosovës kanë bërë punë të dobët sa i përket adresimit dhe dënimeve të krimeve të luftës nga ana e Serbisë, ndërsa shumica e bartësve të krimeve janë civil.

Ndërsa krimet e kryera nga ana e Serbisë, janë krime të planifikuara shtetërore.

Kështu tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë tryezës “Mosndëshkimi i krimeve të luftës - Pasojat për popullsinë dhe shtetndërtimin”, ku u kërkua që institucionet e Kosovës të angazhohen maksimalisht në evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit.

Me këtë rast, Kurti tha se shumica e bartësve të krimeve në Kosovë janë civilë, ndërsa shtoi se bartësit e dëmit duhet të jenë në qendër të vëmendjes.

Kurti: Urgjentisht të bëhet evidentimi i krimeve dhe dëmeve të luftës

“Duhet urgjentisht të bëhet një dokumentim i detajuar i krejt asaj qe ka ndodhur, njësoj sikur është regjistrimi i popullsisë. Duke pasur në qendër dëmin e krimeve, përfshirë këtu dëmet materiale, ato emocionale, psikologjike. Të krijohet një hartë e detajuar çka ka ndodhur, ku, cili është dëmi që është shkaktuar bazuar në nevojat e bartësve të krimit, të shihet se cilat janë kërkesat dhe të formulonen qartë kërkesat për kompensim të cilat duhet t’i adresohen Serbisë dhe kërkesat tjera t’i adresohen institucioneve relevante në Kosovë”, tha Kurti.

Ai theksoi se Serbia deri më tash ka dënuar 160 persona për krimet e kryera në luftëra, që sipas tij është shumë pak, pasi që kjo e fundit ka shkaktuar 160 mijë viktima.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se krimet më të mëdha gjatë dy dekadave ndodhën gjatë luftës së viteve 98-99, ndërsa krimi më i madh ndaj këtyre krimeve është neglizhenca e politikës ndaj kësaj çështjeje.

Ai tha se plani i Serbisë ka qenë shtetëror, pasi që sipas tij krimet e kryera nuk janë pasojë e shpërthimit spontan,  por qëllimi i saj ka qenë shfarosja e një populli të tërë, popullit shqiptar.

Fakti se nga qershori i vitit 1998 e deri më tash, në Kosovë janë dënuar më shumë shqiptarë se sa serbë, sipas Konjufcës krijohet një pasqyrë e kundërt sipas së cilës i bie se Kosova e ka sulmuar Serbinë, dhe jo e kundërta siç edhe ka ngjarë në të vërtetë.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, nëse pala kosovare do të kishte prioritet krimet e luftës në negociatat me Serbinë , shteti i Kosovës do ta kishte themelin e sigurt.

Konjufca: Politika në Kosovë ka lënë anash krimet e luftës

“Problemi këtu në Kosovë është se gjithmonë e kemi pasur një politikë e cila i ka lënë anash krimet e luftës që neve na kanë ndodhë. Ky është krimi më i madh që është bërë ndaj krimeve të luftës..Ne nuk jemi në pozicionin e asaj çka kemi pësu prej Serbisë, me ia përmend dhe ai me qenë pozicioni politik. Pozicioni politik edhe në negociata të Qeverisë të Kosovës, të shtetit të Kosovës nuk është ajo çka populli i Kosovës ka përjetuar prej Serbisë. Nëse e bën pozicionin politik atë çka ne kemi kapërcyer sa na kanë vrarë, sa na kanë masakru, çka ka ndodhë krejt, shteti i Kosovës e ka themelin e sigurt. Nëse mendoni me arrit paqe me Serbinë, qysh po mendon presidenti jonë, duke u bërë shok me Vuçiqin, harroje që kjo është bazë e qëndrueshme”, theksoi Konjufca.  

Ndërkaq deputetja Saranda Bogujevci tha se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përkushtuara në kryerjen e detyrave, përndryshe shtoi se është vështirë të ecën karshi padive ndaj Serbisë.

Sipas saj, edhe pse kanë kaluar tashmë 19 vjet  institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim. Teksa theksoi se  Kosova është dashur të ketë gjykatën për krime të luftës.

Bogujevci: Institucionet e Kosovës duhet të mbledhin dëshmitë e luftës 

“Mendoj që është shumë me rëndësi që përveç punës të madhe që është bërë për mbledhje të dëshmive të luftës, institucionet tona duhet me marrë përgjegjësi dhe duhet t’i mbledhin këto dëshmi. Pyetja tjetër është pse deri më tani nuk kemi pasur gjykatë për krime të luftës në Kosovë, por është dashur gjithherë të shkojë përmes institucioneve ndërkombëtare. Është e dhimbshme që shpeshherë që nëpër disa procese që kalojmë disa institucione tona mbajnë qëndrim të ngjashëm me institucionet e Serbisë. Kjo është e papranushme”, tha Bogujevci.

Ajo parashtroi edhe problemin e mbrojtjes së dëshmitarëve nga institucionet vendore, me ç’rast tha se ka pasur fatin të ketë përkrahjen e shtetit britanez për proceset gjyqësore që ka kaluar.

Për Arben Hotin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, problemi  mbetet mbledhja e provave materiale, pasi që për shkak të kohës që ka kaluar, nuk ka prova forenzike.  

Hoti: Problemi në gjykimin e krimeve qëndron në mbledhjen e provave

“Specifike për krimet e luftës, në gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë është se nga koha e kryerjes së krimeve të luftës ka kaluar një kohë e gjatë dhe në shumicën e rasteve mbledhja e provave dhe materialeve është shumë e vështirë. Në këto raste, prova materiale pothuajse bazohen në dëshmi të dëshmitarëve”, theksoi Hoti.

Vetëvendosje: Fajin për mosndëshkimin e krimeve të luftës e ka politika

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezën, "Mosndëshkimi i krimeve të luftës - Pasojat për popullsinë dhe shtetndërtimin", ku u kërkua që institucionet e Kosovës të angazhohen maksimalisht në evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit.

Ndërsa u tha se krimet e kryera nga ana e Serbisë në Kosovë, janë krime të planifikuara shtetërore.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se shumica e bartësve të krimeve në Kosovë janë civilë. Ai theksoi se Serbia deri më tash ka dënuar 160 persona për krimet e kryera në luftëra, që sipas tij është shumë pak, pasi që kjo e fundit ka shkaktuar 160 mijë viktima.

"Shteti nuk ka marrë asgjë për të adresuar krimet luftës. Shumë prej bartësve të dëmit kanë nevoja të dëgjohen. Bartësit e dëmit duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Kur një shtet ka arritur deri këtu e nuk ka adresuar asnjë krim, atëherë është rrezik. Duhet urgjentisht të bëhet dokumentimi i dëmeve të luftës sikurse që është regjistrimi i popullsisë", tha Kurti.

Ai tha se Serbia duhet të kompensojë dëmet e shkaktuara në Kosovë.

 Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se krimet më të mëdha gjatë dy dekadave ndodhën gjatë luftës së viteve 98-99.

"Krimet e luftës së Serbisë kundër shqiptarëve nuk janë krime individuale, krimet e Serbisë karshi shqiptarëve kanë pasur karakter shtetëror. Ato nuk janë qenë pasojë e një shpërthimi spontan, por ka qenë ekzekutim i një plani qendror, i cili e ka pasur për qëllim shfarosjen e një populli", tha Konjufca.

Sipas tij  politika në Kosovë gjithmonë i ka lënë anash krimet që janë bërë nga Serbia, që përbënë një ndër krimet më të mëdha që i janë bërë Kosovës.

 "Nga qershori i vitit 98 deri më tash në Kosovë janë dënuar më shumë shqiptarë se sa serbë. Nga kjo pasqyrë i bie se Kosova e ka sulmuar Serbinë, dhe ka shkaktuar masakra në Serbi. Pra rezultati i drejtësisë tek ne është që e ka kthyer mbrapsht të vërtetën. Mendoj se arsyeja kryesore e kësaj ka të bëjë më politikën... Shteti i Kosovës nuk ka bërë padi për krimet e luftës. Nëse mendoni me arrit marrëveshje me Serbinë duke u bërë presidenti ynë shok me Vuçiqin, harrojeni se është e qëndrueshme", u shpreh ai.

Deputetja Saranda Bogujevci, tha se pa i kryer detyrat si institucione, është e vështirë të ecësh me detyra karshi padive ndaj Serbisë.

Sipas saj, edhe pse kanë kaluar tashmë 19 vite, institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim. "Institucionet tona shpeshherë mbajnë qëndrim të njëjtë me institucionet e Serbisë. Mendoj që përveç punës që është bërë nga organizata për krime të luftës, janë institucionet e Kosovës ato që dubet të mbledhin dëshmitë.

 Pyetje tjetër që kam pasur është pse nuk kemi Gjykatë për krime të luftës në Kosovë. Pse duhet EULEX-i të ketë udhëheqësinë. A ka nga institucionet ndërkombëtare mosbesim që institucionet vendore nuk mund të kryejnë punët. Nuk ka mekanizëm shtetëror që i mbron dëshmitarët", u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat