Opozita bojkoton sërish seancën për emërimin e ekipit negociator

Aktuale

Opozita bojkoton sërish seancën për emërimin e ekipit negociator

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:17
Kuvendi i Kosovës

Sot me fillim prej orës 14:00 pritet të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të hidhet në votim emërimi i Ekipit Negociator të Qeverisë për dialogun me Serbinë.

Megjithatë, as sot askush nga opozita nuk pritet të marrë pjesë në këtë seancë.

Deputeti nga rradhët e LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se partia e tij nuk do të paraqitet në këtë seancë ngase ata po presin që të mbahet seanca e cila është thirrur nga opozita.

“Jo qëndrimet janë ende të njëjta, ne po presim që të mbahet seanca e cila është thirrur nga opozita, i cili është obligim kushtetues i Kryetarit të Kuvendi”, ka thënë Gashi.

E as Vetëvendosja nuk pritet të paraqitet në sallën e Kuvendit gjatë kësaj kohe që do të shqyrtohet ky propozim i Qeverisë.

Këtë e ka konfirmuar  deputeti i këtij subjekti, Sami Kurteshi.

“Ende nuk kemi vendosur, mirëpo nëse nisemi nga vendimi i mëparshëm nuk do të marrim pjesë”, ka thënë Kurteshi për lajmi.net.

E pranishme në sallë nuk do të jetë as PSD-ja e Shpend Ahmetit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuqi. Ajo ka thënë se PSD-ja qëndron prapa qëndrimeve të saja të cilat i ka bërë publike më herët

Kujtojmë se seanca e paraparë të mbahet dje për emërimin e këtij ekipi negociator është shtyer vazhdimisht nga inicuesi. Ajo pritet të fillojë sot në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat