“Thaçi do t’ju fundos”, ja çfarë i kishte paralajmëruar Milaim Zeka Limajn dhe Haradinajn

Aktuale

“Thaçi do t’ju fundos”, ja çfarë i kishte paralajmëruar Milaim Zeka Limajn dhe Haradinajn

Nga: P.R Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:20
Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Milaim Zeka

Presidenti i Republikës së Kosovës, ka arritur ta kthejë nga vetja kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili deklaronte haptas se do të kundërshtojë fuqishëm bisedimet me Serbinë në rast të diskutimit të kufijve të Kosovës.

Ramush Haradinaj, ditë më parë vendosi që ta emërojë shef i delegacionit qeveritar për dialogun të jetë kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Në opinionin publik, Limaj mori shumë kritika të mëdha. Ndërsa bashkepartiaku i tij, Jakup Krasniqi, ka thënë se Limaj ka marr një rrezik të madh.

Por, në kohën kur Thaçi, Haradinaj, Veseli dhe Limaj, deputeti Milaim Zeka kishte dhënë një paralajmërim për Haradinajn dhe Limajn.

“Ramush Haradinajt edhe kryetarit të partisë sime, Fatmir Limes ju ka thënë se kujdes sepse Hashim Thaçi është kalkulant i madh politik, dhe për kalkulimet e tija personale ka me ju fundos”, kishte thënë deputeti Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Kur, tash Haradinaj dhe Limaj kanë shkuar në “folenë” e Thaçit, mbetet të shihet se si do të jetë fundit i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat