Luzha: Duhet të ja ndalojmë Thaçit diskutimin për territore

Aktuale

Luzha: Duhet të ja ndalojmë Thaçit diskutimin për territore

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:29
Besa Luzha

Besa Luzha nga Shoqëria Civile tha se Kosova nuk ka nevojë për rezolutë të re por duhet ta zbatojnë Kushtetutën e Kosovës ku janë të qarta kufijtë e shtetit.

“Shoqëria civile vazhdimisht ka qenë konsistente dhe ne kemi tërheqë vërejtjen që mos lëshoni pe as për fusnota dhe as për asgjë dhe tash po del që këto bisedime janë për shkëmbim territoresh., Problem është krejt qenkan të pajtimit kundër ndarjes se Thaçi me qenë gjithmonë protagonist ose ai ka një agjendë jashtë Kuvendit dhe mendoj se duhet me ja ndalu diskutimin për shkëmbim territoresh, pse nuk po shkon Thaçi me thanë se nëse nuk na njihni si shtet ne po bashkohemi me Shqipërinë po shkon me ju thanë atje pasi nuk po na njihni hajde ne po ju japim e po ju marrim pak territore. Unë me sa e di negocimet për kufij e për shtetësi të Kosovës i kemi negociua në Vjenë” tha Luzha.

Këto deklarata Luzha i dha në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat