Selimi: Kah vjeshta e ngrohtë po shkojmë - opozitës po i mohohet e drejta

Aktuale

Selimi: Kah vjeshta e ngrohtë po shkojmë - opozitës po i mohohet e drejta

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 14:58
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, sot ka thënë se sërish do të ketë pritje të vazhdimit të seancës së djeshme mbi miratimin e delegacionit qeveritar për dialogun me Serbinë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai tha se po vazhdojnë të presin, dhe kjo pritje sipas tij, duket që nuk është e rastësishme.

Selimi: Tash e më shumë se 24 orë po i mohohet e drejta opozitës

“Si do qoftë ne do të vazhdojmë që të këmbëngulim në atë se çka është e drejtë e jona, e cila tash e më shumë se 24 orë po i mohohet opozitës, për shkak se opozitës po o mohohet ushtrimi i së drejtës për të pasur seancë në përputhje me rregulloren e punës së kuvendit dhe me nënshkrimin e deputetëve. Por, një gjë sot është risi, ndoshta, dhe jo e pa zakonshme për të kaluarën e këtij kuvendi, sërish rreth kuvendit forcat speciale dhe është e çuditshme se para se të vijnë deputetët në sallë, kanë ardhur forca speciale dhe ne nuk po e kuptojmë… Krejt kjo çka po ndodhë tani, është grabitje në mënyrë krejt klandestine e të drejtës së opozitës për të thirrur seancë siç e ka thirr dje, duke plotësuar të gjitha kushtet, të gjitha normat dhe rregulloret”, ka thënë Selimi.

I pyetur nga mediat për protestat e mundshme në ditët e ardhshme, deputeti Selimi tha shkurt se: “Kah vjeshta e ngrohtë po shkojmë”.

Selimi: Kah vjeshta e ngrohtë po shkojmë

“Kah vjeshta e ngrohtë po shkojmë”, tha ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat