Hoti: Koalicioni qeverisës i ka kapur institucionet e Kosovës

Aktuale

Hoti: Koalicioni qeverisës i ka kapur institucionet e Kosovës

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:29
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se ky koalicion qeverisëd i ka kapur institucionet e Kosovës duke mos e lejuar fjalën e opozitës.

Hoti tutje shtoi se seanca e thirrur nga opozita duhet të mbahet pasi që është obligim kushtetues.

Hoti: Koalicioni qeverisës i ka kapur institucionet e Kosovës

“Ne jemi në pritje të gjithë deputetët e opozitës më shumë se 24 orë prej se kemi kërkuar që të mbahet seanca e jashtëzakonshme nuk është diskrecion i askujt të shtyhet kjo seancë, është obligim kushtetues dhe sipas rregullores së Kuvendit të mbahet seanca në kohën kur është kërkuar nga së paku 40 deputetë. Kjo formë se si po sillet kryetari i Kuvendit dhe ky koalicion qeverisës është praktikisht kapje  e institucioneve të Kosovës, praktikisht kapje e Kuvendit duke mos lejuar fjalën e opozitës në Kuvendin e Kosovës. Në veçanti sot kur kemi parë edhe deklarime publike të grupit parlamentar Nisma që do të jenë pjesë e seancës së opozitës për të votuar një rezolutë që në fakt i nxjerr me faqe të bardhë”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, seanca e thirrur nga kryeministri e cila pritet të fillojë në ora 14:00, ende nuk ka filluar dhe  pikë të vetme të rendit të ditës është shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Hoti në konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat