Konjufca thotë se AAK-ja është e kërcënuar nga Thaçi

Aktuale

Konjufca thotë se AAK-ja është e kërcënuar nga Thaçi

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 17:07
Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, edhe një herë ka akuzuar Kadri Veselin që nuk po e thërret seancën e opozitës, duke thënë se e ka ditë që njerëzit në pushtet vjedhin tenderë, por nuk e ka ditur që vjedhin edhe kohën që vjedhin e kohën nuk e kam ditë.

Këto deklarata Konjufca i bëri përderisa në sallën e Kuvendin kanë filluar te vijnë një numër i vogël i deputetëve nga partitë në pushtet.

Ai shtoi se nëse shtyhet deri në ora 20:00, sërish do të mblidhet opozita dhe do të njoftojnë për hapat që do t’i ndërmarrin.

Konjufca: E kam ditë që këta vjedhin tenderë, por që vjedhin e kohën nuk e kam ditë

“Kjo seanca e Qeverisë nuk ka kurrfarë kuptimi vetëm që ta vjedh kohën e opozitës. Kemi të bëjmë me një veprim të qëllimshëm që seanca të shtyhet për dy orë dhe të shtyhet kështu deri më 7 shtator...Jo unë e kam ditë që këta vjedhin tenderë, por që vjedhin e kohën nuk e kam ditë. Deri këtu kanë shuar. Kjo është hajni e kohës për opozitën. ...sa më shpejt ta thërras seancën, tash ky është obligim për të, nëse ai ka vendos ta shkel kushtetutën ne së shpejti do t’iu njoftojmë për hapat e ardhshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, AAK po duket më afër Hashim Thaçi, kurse Nisma nuk problem edhe nëse shkohet në zgjedhje.

“AAK-ja po duket e afërt me Thaçin dhe e kërcënuar nga Thaçi. Po i duket humbje e madhe nëse shkojmë në zgjedhje pasi e ka kryeministrin”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat