Ambasadori gjerman: Në dialog të marr pjesë i gjithë spektri politik

Aktuale

Ambasadori gjerman: Në dialog të marr pjesë i gjithë spektri politik

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 17:36
Christian Heldt

Korrigjimi i kufijve si temë në dialogun Kosovë-Serbi, e përmendur nga presidenti Hashim Thaçi ka zgjuar shumë debat në vend.

Për ta caktuar ekipin negociator për vazhdimin e dialogut, Kuvendi tashmë dy ditë nuk po mund të mbajë një seancë të jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria pasi që opozita po e bojkoton atë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt tha sot se  procesi i dialogut duhet të shkojë përpara dhe të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Heldt: Gjërat të shkojnë përpara 

"Dialogu është vendimtar, të gjithë duhet të marrin pjesë veçanërisht fusha politike. Është e rëndësishme që të ketë sa më shumë konsensus, gjërat duhet të shkojnë përpara në kuadër të dialogut dhe unë shpresoj që ky vend të finalizojë këtë cështje dhe të  këtë konkluzion të suksseshëm”, tha Heldt sot në Gjilan.

Pavarësisht insistimit të KosovaPress për të marr një përgjigje nga Heldt në lidhje me idenë për korrigjim të kufijve të Kosovës, ai nuk ka dashur të komentojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat