Delawie flet rreth mandatit të tij si ambasador në Kosovë

Aktuale

Delawie flet rreth mandatit të tij si ambasador në Kosovë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:00
Greg Delawie

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, ka bërë të ditur se mandati i tij në Kosovë përfundon në fund të këtij muaji.

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në Twitter ka bërë të ditur se deri në ditën e largimit nga Prishtina do të punojë në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka propozuar Philip S. Kosnett, ambasador në Republikën e Kosovës.

Kosnett, aktualisht i ngarkuar me punë të përkohshme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ka punuar në tetë misione të SHBA-së në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme, si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.

Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik. Ai flet turqisht, holandisht, japonisht dhe rusisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat