Deputetët e pozitës në sallë, po presin të fillojnë seancën

Aktuale

Deputetët e pozitës në sallë, po presin të fillojnë seancën

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:03
Deputetët e pozitës në sallë, po presin të fillojnë seancën

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe deputetë të partive në pozitë kanë hyrë në sallë të Kuvendit për të mbajtur seancën e jashtëzakonshme e paraparë që të fillojë në orën 14:00.

Veseli ka bërë thirrje deputetëve që të kthehen në sallën ku mbahen seancat plenare.

Aty shihenm deputetë të PDK-së, Nismës dhe AAK-së si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Kjo seancë është thirrur nga kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj për të votuar përbërjen e ekipit negociator për dialog me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat