Deputetja e LDK-së: Kryeministri i cili bashkëpunon dhe mbron një të dyshuar për krime në Veri

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Kryeministri i cili bashkëpunon dhe mbron një të dyshuar për krime në Veri

Nga: D.RR Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:28
Milan Radojicic dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj Haradinajt, duke ia kujtuar atij se ishte pikërisht ai që në bashkëpunim me ‘Listën Serbe’ kishte rrëzuar Isa Mustafën nga Qeveria.

Bajrami ka thënë se Haradinaj duhet të jap dorëheqje dhe ia ka numëruar të gjitha bashkëpunimet e tij me Listën Serbe.

Postimi i plotë:

Hipokrizia e Ramush Haradinajt duhet të marrë fund. Duhet të shkojë në shtëpi bashkë me koalicionin e pakicës. Ramush Haradinaj kërkon nga opozita të mos jetë në të njëjtën vijë me Listën Serbe. Kush po e thotë këtë? Po e thotë Ramush Haradinaj, i cili kishte qëndrim të njëjtë sikur të Vucicit e Listës Serbe për demarkacionin. Po e thotë Ramush Haradinaj, i cili bashkë me Listën Serbe rrëzoi Qeverinë e kaluar. Pra, Qeveria e udhëhequr prej Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ishte rrëzuar edhe nga votat e Listës Serbe.

Po e thotë Ramush Haradinaj, i cili bashkëpunon dhe mbron një të dyshuar për krime në Veri. Madje, i bën pritje shtetërore në zyrë një të dyshuari për krime. Fjala është për Radojcicin, mikun e Kryeministrit

Po e thotë Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të jetë Kryeministër me vota të Listës Serbe dhe votave të kontrabanduara. Po e thotë Ramush Haradinaj, i cili vazhdon t’i nënshtrohet Listës Serbe. Dhe, Ramush Haradinaj duhet të lirohet nga detyra e rëndë e Kryeministrit të zënë peng nga Lista Serbe. Pra, duhet të lirohet/shkarkohet nga detyra siç ndodhi me tre ministra të kësaj Qeverie. Duhet zgjedhje të reja. Duhet që LDK të marrë udhëheqjen e institucioneve. Duhet t’i tregojë dikush Haradinajt se i bën vendit mirë nëse vetëlargohet dhe i ndalë të këqijat që po ia shkakton vendit. LDK, shpejt, do të inicojë procedura për rrëzimin e kësaj Qeverie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat