Ish-agjenti i SHIK-ut, tregon lidhjet e Thaçit me Shërbimin sekret Francez dhe idenë e ndarjes së Kosovës

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut, tregon lidhjet e Thaçit me Shërbimin sekret Francez dhe idenë e ndarjes së Kosovës

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 5 shtator 2018 Në ora: 19:26
Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së dhe pjesëtari i Shërbimit informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari ka folur edhe njëherë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe lidhjet e tij me Shërbimin Sekret Francez.

Ai thotë se, jo rastësisht DGSE (Shërbimi sekret Francez) e ka sjellur në pushtet Aleksandër Vuçiqin dhe Hashim Thaçin.

Image
Naim Miftari

“Kurse ideatori i nderjes së Kosovës është agjenti sekret i Francez, Arnaud Danjean (parlamentar francez në BE), shefi i Hashim Thaçit në vitin 1999 gjatë konferencën ndërkombëtare të Rambujes, kur e lanë jashtë lojës qëllimisht Ibrahim Rugovën (pas disa vitesh e eliminuan)”, shprehet Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, në vitin 1999 Hashim Thaçi ishte informator i Arnaudit të DGSE-së, Franceze.

“Mos të harrojmë se, i njëjti njeri është këshilltari strategjik i Aleksandër Vuçiçit ky agjent është po ashtu dhëndër Serb, qata o burrë i mirë e na ndihmon neve shqiptarëve sa të ka mundësi përmes Thaçit!”, shprehet ai.

“DGSE (Shërbimi sekret Franceze) në maj 1999 në Beograd, gjersa Amerika e bombardonte Serbinë, këta fshehtas i kishin prezantua Millosheviqit nderjen e Kosovës 60%40”, thotë Miftari.

Në mars 2018, një udhëtim i papritur i Hashim Thaçit në Paris ndodhi ku ishte takuar me presidentin Francez, Emmanuel Macron, ky takim, sipas Miftarit, ishte i aranzhuar nga Shërbimi Sekret Francez dhe ishte prezent edhe vet Arnaud Danjean.

“Thaçi kishte marr urdhra dhe instruksione për këtë ndarje të Kosovës që tenton ta bëj tani, si edhe arrestimi dhe mbajtja e Ramush Haradinajt në Francë është skenar i DGSE Franceze në bashkëpunim të ngushtë me Thaçin dhe Vuçiqin si dhe Moskën zyrtare”, potencon ai.

Miftari thotë se, nuk është rastësi që jemi ën këtë gjendje që 20 vite, pasi vendi ynë është arenë e konspiracioneve e interesave të huaja.

“Vendosja e KFOR-it francez në veriun e Kosovës në vitin 1999 nuk ishte rastësi, e as pastrimi etnik i Mitrovicës në veri më 2-3 shkurt të viti 2000, ku u vranë dhjetëra civil dhe u plagosen qindra vet shqiptar, si dhe u përzunë me forcë 15 mijë civil shqiptar nga bashkëpunimi i ngushtë i DGSE-UDB dhe bashkëpunëtori i tyre Hashim Thaçi me disa shokë. Si dhe as çarmatimi i UÇK-së nga Thaçi e Bernard Kushneri francez, kinse nga UN nuk ka qenë rastësi”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat