Tymnaja e presidentit Thaçi

Aktuale

Tymnaja e presidentit Thaçi

Nga: N.Sh Më: 5 shtator 2018 Në ora: 20:41
Hashim Thaçi

Profesor Dr. Binak Maxharraj thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vend që të ballafaqohet në Parlament me deputetët ai ka zgjedhur që të shkoj diku tjetër dhe të shpalos rrenat e tij.

Maxharraj këtë e quan “tymnajë të Thaçit”, pasi po tenton të i qet hi e pluhur popullit në sy, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se Thaçi po bënë lojëra të fëlliqta për të mos treguar të vërtetën që po bënë pazare.

Ja shkrimi i plotë:

TYMNAJA E THAQIT.

Sot Presidenti Hashim Thaqi,ne vend se te jete ne Parlament te ballafaqohet me deputetet, te cilet kerkojne spjegim per veprimet e tij te turpshe drejt shkaterrimit te shtetit. Ai nuk pati kurajo qe te shkoj ne kuvend, por shkoj diku tjeter. Shkoj ne Institutin Demogradik per ti shpalose edhe nje here rrenat e tij, per ti qite hi e plluhur ketij populli, sepse ai kujton se ky popull hane bar,shkoj atje per te thane diqka por qe nuk tha asgje,por e bani punen edhe ma tymnaj se sa qe ishte.

E pyeten per ndarjen e Kosoves dhe shkembimin e kufinjeve,sepse kjo tymnaj qe ai e beri populli kerkon sqarim dhe pergjegje.

Ai u pergjegj,foli por asgje nuk tha,E tha vetem kete pa e sqaru fare:

"Nuk do te kete ndarje te Kosoves,as shkeputje te Veriut,por Lugina e Presheves do ti bashkohet Kosoves,por do te kete edhe demarkim te kurifit ne gjatesi prej 400 kilometrave me Serbin"

Kjo eshte mrekullia qe ai e tha.Cdo kush do ta deshironte qe Lugina ti bashkohet Kosoves,Do te kishim gezim e hare te gjithe ,tupanat dhe surlat do te binin gjithandej.Por ai nuk shkoj me tej ta sqaroi te gjithe kete.Une personalishte kame nje pyetje por edhe pergjegje per Presidentin:

A e dine Tahshim Thaqi se ku gjendet Lugina e Presheves?,A dine Hashim Thaqi se Lugina e Presheves gjendet ne nje shtet tjeter ne Serbi qe ai po done me e marr,se di a me hater a me zor ?.A e dine Hashim Thaqi se Serbia asgje nuk fal ajo vetem merr ?.A dine Hashim Thaqi,pasi shtihet si historian,se Serbia qe nje shekull na ka vra,pre dhe masakru per te na zhduke krejte?A e dine Hashim Thaqi se Serbia na ka ndjeke,na ka shperngule vetem qe te mos jemo sot ne trojet tona?.A e din Hashim Thaqi se Serbia trojet tona arbnore na i ka nda ne disa shtete, na ka ba pike e pese veq te mos jemi te forte.A e dine Por kur u ba Serbia aq bujare dhe aq zemer mire qe ti fale teritor Kosoves,pra Lugine pa kerku asgje,jo kurren e kurres nuk e bene,pos nese ti ke pa anderr,apo po luan me ndenjat e popullates se Lugines.

Pra ketu flene lepuri i cili tu ka fute ne bark sepse ti nuk po guxon dhe nuk ke kurajo,sepse nuk ke guxim,sepse je nje njeri i lig dhe te bahesh burr e ti tregosh ketij populli se qka i ke premtu Vuqiqit ne kembim me Luginen.Nese nuk e dine po te kallxoj;

Ti zoti President ke ba pazare te pista,te mshefta me Vuqiqin se ne kembim me Luginen duhet te ia japish Veriun e Kosoves.Kete e done,kete e kerkon Serbia,jo vetem tani, por qe nje shekull.E kerkon Veriun e Kosoves,sepse ne kete pjese te Kosoves ka ndodhe mrekullia,zoti i ka fale pasuri prrallore nentokesore me te cilat do te jetonte Kosova edhe per tete shekujsh.Kjo eshte ajo qe i duhet Serbise e qe ti ndoshta po done me ja dhane.Por ke kujdes te ia japish Veriun Serbise(me Ujmarin dhe Trepqen)do te ja hiqesh koken Kosoves.Po a jeton trupi i Kosoves pa koken e vete,apo ndoshta do te ia veshe koken tende.

Kjo eshte e tere ne keto lojrat tua te felliqeta,kjo eshte ajo tymnaja qe ti po e bane per dite per te mos dale e verteta e pazareve tua.Po tregohesh tuxhar i keq President.Populli nuk hane bare anipse ndoshta mendon se hane.Kete e verteton edhe nisjativa e Opozites,e shoqeris civile e popullit per te dhane ti sqarime ne Parlament.Nuk guxove dhe prap e bane tymnaj,sepse nuk e ke kurajen te ballafaqohesh me te verteten.E fute ne loje edhe Krymenistrin Harajdinaj gjoja me kamufllimin e nje ekipi negocues qe duhet ta aprovoi edhe Parlameti,por nuk kaloj.Qellimi ishte vetem ta shtyejsh Seances e kallxuar nga Opozite me te cilen nuk ke guxim te ballafaqohesh,sepse argumentet jane ne anen e saj.E ke ba rrmuaj shtetin vetem per pushtet.E ke ba berllog ne te tana anet,qe nga afera e tentim rreximit te Speciales,afares kur me dijen Tande u rrembyen qytetaret turq para syve te krejt botes e deri tani kur po done edhe me e3 coptu Kosoven.

Ndali president sa nuk tu ka ba vone...nuk je ballafaqu ti hala me stuhine e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat