Sherifi: Nisma do t’ia bëjë korumin opozitës në momentin kur në sallë i kanë 58 deputetë

Aktuale

Sherifi: Nisma do t’ia bëjë korumin opozitës në momentin kur në sallë i kanë 58 deputetë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 20:43
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka njoftuar se në momentin që opozita arrin t’i ketë në sallën e Kuvendit 58 deputetë, Nisma do t’ia bëjë korumin.

Sherifi: Nisma do t’ia bëjë korumin opozitës

“Publikisht dua të them se ata që për dy ditë kanë bërë presion të jashtëzakonshëm për të filluar seancën, nuk i kanë deputetët e tyre, dhe tash po u them se kur t’i kanë 58 deputetë, se 58 janë opozita, 62 janë mazhuranca, dhe në çdo kohë që ata arrijnë t’i mobilizojnë deputetët e tyre, ashtu siç kërkonin nga ne t’i mobilizojmë deputetët e tonë, Nisma Socialdemokrate, përkatësisht deputetët e saj do të marrin pjesë në seancë”, tha Sherifi.    

Ai tha se Nisma do t’ua bënë korumin, por jo t’ua kompensojnë mungesën e deputetëve të opozitës.

Sherfi po ashtu ka deklaruar se nuk ka ra propozimi i Qeverisë për formimin e grupit të unitetit, i udhëhequr nga Fatmir Limaj, dhe në momentin që do t’i kenë votat, do ta votojnë atë në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat