Haradinaj: Jam në gjendje të përleshem fizikisht me Kurtin dhe secilin që më quan hajn - Bota Sot
Haradinaj: Jam në gjendje të përleshem fizikisht me Kurtin dhe secilin që më quan hajn

Aktuale

Haradinaj: Jam në gjendje të përleshem fizikisht me Kurtin dhe secilin që më quan hajn

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 20:57
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur shumë i mllefosur me deklaratat e bëra për të nga kundërshtarët e tij politikë, në veçanti nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë kurrsesi që dikush ta ofendojë atë.

“Kush të dojë e kush të ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë”, është shprehur Haradinaj.

“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajn, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se është në gjendje edhe të përleshet fizikisht me këdo që e quan atë hajn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...