Gashi: Ta miratojmë rezolutën për ta mbrojtur tërësinë territoriale të Kosovës

Aktuale

Gashi: Ta miratojmë rezolutën për ta mbrojtur tërësinë territoriale të Kosovës

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 21:09
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar nga deputetët që nesër të marrin pjesë në seancë dhe ta miratojnë rezolutën me një rresh, ku thuhet se “nuk i lejohet askujt, as presidentit, që të diskutojë për tërësinë territoriale të Kosovës”.

Gashi: Na kishim mungesë të dy deputetëve

“Na kishim mungesë të dy deputetëve, njëri kishte arsye shëndetësore, është çështje dialize, ndërsa tjetri nuk ka ardhur, nuk e dimë pse. Kështu që mendoj se nesër do të jetë një tentim i ri për të marrë një vendim në interes të tërësisë territoriale të Kosovës dhe shpresoj se shumica e deputetëve do të jenë prezent, ose së paku minimum i 61 deputetëve për të marrë vendim”, ka theksuar Gashi.

Në lidhej me pjesëmarrjen e Nismës në seancë, Gashi ka pohuar se duhet të diskutohet, nëse besohet se është në rrezik tërësia territorial e Kosovës dhe nëse Nisma e vlerëson këtë për të marrë pjesë në seancë dhe secili deputetë e ka për detyrë me marrë pjesë në seancë dhe me votu një rezolutë me një rresht që thotë se “nuk i lejohet askujt, as presidentit, që të diskutojë për tërësinë territoriale të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat