Konjufca fajëson NISMA-n që nuk u arrit korumi në seancën e opozitës

Aktuale

Konjufca fajëson NISMA-n që nuk u arrit korumi në seancën e opozitës

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 21:16
Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka fajësuar NISMA-n për dështimin e seancës të thirrur nga opozita, në mungesë korumi.

Sipas tij, NISMA kur deklaroi se nëse nuk i ka opozita 58 vota ne nuk hyjmë në seancë, e bëri me kalkulime, ngaqë e dinte se Faton Topalli është ashtë vendit.

Konjufca: NISMA kalkuloi, nuk mbrojti interesin e Kosovës

“NISMA nuk ka qenë e sinqertë sonte, kur je i sinqertë dhe e ke për interes të Kosovës i bjen të gjithë deputetët këtu, e jo të kalkulosh me numra e të shikosh sa i ka opozita”, tha ai.

Ai tha se deputetët i numëron me vota, ndërsa Teuta Rugovën e quan deputete të pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat