Shikoni krahasimin e pjesës veriore të Kosovës dhe Luginës së Preshevës

Aktuale

Shikoni krahasimin e pjesës veriore të Kosovës dhe Luginës së Preshevës

Nga: N.Sh Më: 5 shtator 2018 Në ora: 21:14
Harta e Kosovës

Ështe publikuar në rrjetet sociale një krahasim në mes të pjesës veriore të Kosovës, dhe Luginës së Preshevës.

Në fotografi shihet se sa kilometra katrorë ka në pjesën veriore të Kosovës, pasuritë e Ujmanit dhe rezervat e Trepçës si dhe për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, transmeton gazeta “Bota sot”.

Liqeni i Ujmanit është një pasuri e madhe e Kosovës, nga e cila furnizohen me ujë të pijes disa qytete në Kosovë, përfshirë këtu edhe kryeqytetin, Prishtinën.

Ndërsa, Trepça është pasuria më e madhe që e ka Kosova, dhe po humbi kjo pjesë, atëherë lirisht mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë, sa i përket zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies.

Pasuria e Trepçës ka vlerën aq të madhe saqë, po të punonte si në kohën e paraluftës, mirëqenia në Kosovë do të ndryshonte për 180 shkallë.

Vet Qeveria e Kosovës, nga mosefikasiteti i saj për të kryer punët e veta, ka bërë që Trepça sot të punoj në kushte të limituara por edhe mjaftë të rrezikshme për punëtorët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat