Veseli-Vuqiçit: Nuk ke çfarë kërkon te Gazivoda, nuk dihet a do hysh në Kosovë - Bota Sot
Veseli-Vuqiçit: Nuk ke çfarë kërkon te Gazivoda, nuk dihet a do hysh në Kosovë

Aktuale

Veseli-Vuqiçit: Nuk ke çfarë kërkon te Gazivoda, nuk dihet a do hysh në Kosovë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 22:10
Kadri Veseli

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar Aleksander Vuçiqin se ndodh të mos i lejohet hyrja në Kosovë.

Ai i përmendi tri arsye pse lejohen serbët në Kosovë, në të kundërtën ai thotë se këmba e tyre nuk do shkelte në këtë tokë.

Veseli: Nuk dihet a vjen, në Gazivodë nuk ka çfarë kërkon

“Nuk e di a vjen Vuqiçi në Kosovë, ja kemi dhënë lejen por me destruktivitet të stabilizimit në Kosovë, edhe kjo vihet në pikëpyetje. Dhe e dyta, nuk ka çka shkon te Liqeni i Gazivodës, nuk dihet as a ka me ardh. Nuk dua këta para jush ta bëjë të qenurit patriot ose më pak patriot, dua të bëjë konsensus, kur ka qenë koha kundër agresorit atëherë e kam bërë.......nëse e vendosim për mos me ardh, Vuqiçi nuk do të futet në Kosovë. Ajo çka po mendojmë është për situatën e bashkëqytetarëve tanë të cilën po e bëjmë; me pozicionin e shtetit tonë të pavarur se sovran; me liberalizimin e vizave; me partnerët tanë ndërkombëtar! Përndryshe mos të ishte kjo situatë, këmba nuk do i shkelte në Kosovë. Le ta provon pa leje, e din edhe ai tjetri (Marki Gjuriq)”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...