Krasniqi: Pasi partitë si kanë numrat, i kanë dy opsione

Aktuale

Krasniqi: Pasi partitë si kanë numrat, i kanë dy opsione

Nga: G.B Më: 5 shtator 2018 Në ora: 22:13
Kuvendi i Kosovës

Albert Krasniqi nga KDI ka thënë se meqenëse asnjëra nga partitë politike nuk i paska numrat, para vetes kanë dy opsione, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ato duhet të miratojnë një platformë të përbashkët për dialog ose të pajtohen për zgjedhje të parakohshme.

Postimi i tij i plotë:

Meqenëse askush nuk i paska numrat, partitë politike parlamentare para vetës i kanë dy opsione:

1. Të miratojnë platformë të përbashkët shtetërore për dialog me Serbinë, të mandatojnë ekipin negociues dhe të përcaktojnë vijat e kuqe; ose
2. Të pajtohen për zgjedhje të parakohshme, prej të cilave del një Qeveri e re që i ushtron kompetencat e veta dhe përmbyllë procesin e dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat